Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka ndarë sot mirënjohje mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve mbështetës të SHSKUK-së, për kontributin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, Osmani vlerësoi lartë ata për menaxhim të suksesshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, përcjell teve1.info
“Me rastin e vlerësimit dhe pranimit të mirënjohës nga Presidentja, përkujtojmë mjekët dhe infermierët tanë që gjatë kujdesit për pacientë u infektuan me Covid-19, nuk kursyen as jetën e tyre, duke u flijuar për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid-19”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë pandemisë, jetën e kanë humbur 18 mjekë. /Teve1.info/