Përveç tjerash, Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro.
“Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /teve1.info/