TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhetin e kanë pasur mundësinë javën e kaluar

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Osmani: Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhetin e kanë pasur mundësinë javën e kaluar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të hënën ka folur për krizën buxhetore në Komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

Ajo ka thënë se ka përdorur të gjitha kompetencat e saj që javën e kaluar Kuvendi të miratojë buxhetet për këto tri komuna, mirëpo që partitë në legjislativ nuk arritën kompromis për një gjë të tillë.

Osmani ka shtuar se kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhetin e kanë pasur mundësinë që para shpërndarjes së Kuvendit të miratojnë të njëjtin, madje edhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe buxhetin për RTK-në.

Sipas saj, një gjë e tillë ka qenë e ligjshme, kushtetuese madje edhe në bazë të praktikave të kaluara parlamentare, siç ka qenë në vitin 2020 pas shpalljes antikushtetuese të qeverisë Hoti.

“Çdo kompetencë që e kam, e kam shfrytëzuar. Fillimisht duke kërkuar që Kuvendi të mblidhet para se të votohet qeveria e mandatarit të dytë në mënyrë që një nga pikat e ndara të rendit të ditës të jetë edhe buxheti për kryeqytetin, Gjilanin dhe Zubin Potokun. Ajo ka qenë pikë e ndarë e rendit të ditës dhe nuk është lidhur fare me buxhetin për vitin 2026. Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet ka pasur mundësinë që të votojë si pikë të ndarë….. Unë nuk e kam nënshkruar dekretin për shpërndarje dhe i kam ftuar partitë politike ku i kam lutur që para se të shpërndahet Kuvendi të kthehen në sallë të Kuvendit dhe të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin për komunat që s’kanë buxhet, RTK-në dhe zgjatjen buxhetore. Kam kërkuar nga kryeministri a mundesh me heq dorë nga buxheti i vitit 2026 që vetëm këto pikat e tjera t’i trajtojmë dhe ai është pajtuar që të hiqet çështja e buxhetit dhe të shkohet në seancë vetëm me pikat e tjera… Por fatkeqësisht s’ka pasur dakordim nga partitë të tjera. Mundësi ka pasur me miratu, por nuk ka pasur vullnet politik”, tha ajo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë kishte thënë Hyseni në Tëvë 1 për Abdixhikun që e përmendi Kurti

Kurti e Abdixhiku takohen edhe sot për presidentin

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Izraeli njofton ndërhyrje tokësore në Libanin jugor

Izraeli njofton ndërhyrje tokësore në Libanin jugor

​Dardanet përballë Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”për kualifikimet në Evropian

​Dardanet përballë Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”për kualifikimet në Evropian

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën