Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjes Mulliqi në Abri të Epërme të kryer nga Serbia.
Ajo ka thënë se qëndrojnë pranë familje Mulliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve.
“Sot kujtojmë masakrën e dytë të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Abri të Epërme, ku familja Muliqi humbi 8 martirë dhe një dëshmor të UÇK-së. Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë – Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa – të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre.Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën”, ka thënë Osmani.