TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Osmani: Kosova nuk i ikë obligimeve, Serbia t’i respektojë marrëveshjet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani falënderon eurodeputetët që ndihmuan në liberalizim të vizave për kosovarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe se për të nëse merren parasysh propozimet e Serbisë, ka rrezik të shkohet drejt defunksionalizimit të shtetit.

Pas ceremonisë së betimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Osmani ka thënë se Kosova po punon me partnerët ndërkombëtarë që të mos tejkalohen vijat e kuqe dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial.

“Kosova nuk i ikën obligimeve të saj, por në të njëjtën kohë ne kërkojmë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë të jenë të qartë sa i përket shkeljeve të cilat i ka bërë Serbia në raport me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër, respektivisht, neni 4 i marrëveshjes i cili kërkon që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Për këtë arsye ne do të koordinohemi vazhdimisht me SHBA-në dhe BE-në dhe nuk kemi asnjë interesim dhe as qëllim që të ikim nga obligimet tona, por gjithnjë duke përsëritur që Asociacioni duhet patjetër të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe në asnjë moment mos të ketë ndonjë element që ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional”, ka thënë ajo.

Osmani është pyetur se nëse edhe dikush tjetër përveç Serbisë po kërkon Asociacion të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, raporton KP.

“Problemi është që në qoftë se zyrtarët e Bashkimit Evropian kërkojnë që edhe vetë statuti të jetë në mes të asaj se çka kërkon Serbia dhe çka propozon Kosova, aty gjithnjë ka rrezik në qoftë se merren elementet të propozimit të Serbisë, që mund të shkojë drejt defunksionalizimit. Por ne po punojmë që garancitë e partnerëve tanë të zbatohen edhe në praktikë në mënyrë që mos të tejkalohen këto linja të kuqe dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial por edhe funksionalizimi i brendshëm dhe parimi unitar i shtetit”, ka deklaruar më tej Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën