Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar për integrimin euro-atlanik dhe në këtë rrugë ajo ka thënë se është e bekuar që ka mbështetjen e Austrisë.
Ajo kështu është shprehur në Facebook ku ka bërë të ditur se me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishim në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit.
“Me Presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishim në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit. Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtjesor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani.