Ajo ka kujtuar ndihmën që populli i Kosovës i ka dhënë ati hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe ndihëm e Izraelit për kosovarët gjatë luftës së fundit.
“Për më tepër, unë jam krenare për përpjekjet tona të përbashkëta për të kultivuar marrëdhëniet tona historikisht të mira me Shtetin e Izraelit dhe më e rëndësishmja, lidhjet tona njerëz me njerëzit. Këto lidhje datojnë prej shekujsh dhe ato janë karakterizuar gjithmonë me dhembshuri dhe besim të ndërsjellë”, ka thënë presidentja në pritjen e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, në shënim të festës së Hanukës.
Osmani tha se raportet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit janë në rritje dhe se pret që në vitin e ardhshëm të hapet një kapitull i ri i raporteve .
“Në këtë çështje, ne jemi krenarë për marrëdhëniet tona në rritje me Shtetin e Izraelit. Dy vendet tona kanë një themel të fortë për bashkëpunim dhe miqësi dhe ne jemi të etur për të ndërtuar mbi të në dobi të të dy popujve tanë. Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri dhe ngazëllues të marrëdhënieve me Shtetin e Izraelit në këtë vit të ardhshëm dhe mbetem me bindje se duke punuar së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë për të dy vendet dhe popujt tanë. Siç u dëshmua së fundmi me rinovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren nga Ministria jonë e Kulturës, njerëzit dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar që të ndihmojnë komunitetin tonë hebre që të lulëzojë”, ka thënë Osmani./teve1.info/







