TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon tërheqjen e ushtarëve të Serbisë nga kufiri me Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani kërkon tërheqjen e ushtarëve të Serbisë nga kufiri me Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, është takuar me kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković dhe kryeministrin e këtij vendi, Andrej Plenković, ku ka thënë se në mënyrë që paqja të jetë e mundur në rajon, Serbia duhet t’i tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën, raporton teve1.info

Sipas njoftimit për medie të Presidencës, Osmani në takime të ndara me kryeparlamentarin dhe kryeministrin kroat, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri.

“Sa i përket sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet nga komunitetit ndërkombëtar për këto veprime”, theksoi Presidentja. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e tërheqjes së trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën dhe në këtë kontekst, ka falënderuar NATO-n për dërgimin e trupave shtesë me qëllim të rritjes së sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Ndërkohë në takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Osmani tha se ka diskutuar lidhur me provat e mbledhura nga policia e Kosovës e të cilat e lidhin drejtpërdrejt Serbinë me këtë sulm.

“Presidentja Osmani ka theksuar se në mënyrë që paqja të jetë e mundur në rajon, Serbia duhet t’i tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën, ngase përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin. Për më tepër, ajo ka diskutuar me kryeministrin kroat edhe për provat e mbledhura nga policia e Kosovës që e lidhin drejtpërdrejt Serbinë me këtë sulm si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë me aleatët tanë në mënyrë që të parandalohet agjenda destabilizuese e Serbisë.

Në këtë takim, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Plenković për kontributin e ushtarëve kroatë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe bashkëpunimin bilateral ne fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Kroacisë teksa kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të prishet koalicioni VLEN? – flet Kim Mehmeti

A mund të prishet koalicioni VLEN? – flet Kim Mehmeti

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën