TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon mbështetje nga Robinson për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me Ndihmës Sekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, e ka informuar për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Teksa dha detaje për diskutimet gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Osmani deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në takim ndihmës sekretarin po ashtu e informova për synimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, anëtarësim i cili do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së. Ky anëtarësim do të kontribuonte thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona, duke e përmirësuar përgjigjen tonë institucionale ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të garantimit të sigurisë publike për secilin qytetar pa dallim”, potencoi Osmani në konferencë për media.

Po ashtu, presidentja tha se mbështetja e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, ka fuqizuar mekanizmat kryesor për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Mbështetja e ShBA-ve për Kosovën, ka qenë prezentë në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtet ndërtimit. Në këtë drejtim, edhe mbështetja që kemi pranuar nga byroja që udhëheq ndihmës sekretari, shquhet për kohëzgjatjen, për dinamikën si dhe për shumëllojshmërinë e Asistencës, përmes së cilës janë themeluar dhe fuqizuar mekanizmat tanë kryesor për sundimin e ligjit në Kosovë”, theksoi tutje Osmani.

Duke përmendur sukseset e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër trafikimit, Osmani vlerësoi se këto janë dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit të Kosovës me partnerë të rëndësishëm.

“Në përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotikëve, në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër trafikimit, e njëkohësisht kanë kontribuar edhe në forcimin e kapaciteteve të Kosovës për sundim të ligjit që është prioritet i institucioneve tona. Këto suksese janë dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit me partner, janë rezultat i bashkëpunimit tonë me partner rëndësishëm, siç është Byroja”, theksoi presidentja më tej.

Kujtojmë se Robinson sot ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Zyrtari i lartë amerikan, pritet të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën