TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon largimin e gjyqtarit Llaban: Procedura e shkarkimit varet nga vetë Kushtetuesja

by Tëvë1
4 muaj ago
5
A A
Osmani kërkon largimin e gjyqtarit Llaban: Procedura e shkarkimit varet nga vetë Kushtetuesja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendimi për të tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rendin kushtetues, është marrë si një veprim i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik dhe vetë rendin kushtetues të vendit.

Ajo ka sqaruar se gjyqtari Radomir Llaban, i cili është caktuar gjyqtar raportues në këtë rast, është emëruar në vitin 2018 dhe vazhdon të ushtrojë funksionin e tij përkundër informatave të përcjella nga institucionet e sigurisë, që e lidhin atë me veprimtari të rrezikshme kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Presidentja theksoi se Kushtetuta parasheh një procedurë të qartë për shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, që nuk mund të iniciohet nga Presidentja pa vendim paraprak nga vetë Gjykata.

“Sipas Kushtetutës, shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm pasi të votohet një gjë e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve dhe pastaj shkarkimi i propozohet presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë nga Gjykata, sipas Kushtetutës nuk mund të ndërmerret nga aspekti kushtetues asnjë hap nga ana e presidentes,” deklaroi Osmani.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se vendimi për tërheqjen e kërkesës nga Kushtetuesja ishte i nevojshëm:
“Në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues.”

Presidentja Osmani gjithashtu ngriti shqetësimin se vetë fakti që një gjyqtar që konsiderohet si rrezik për rendin kushtetues nga institucionet e sigurisë të vendit është vendosur të trajtojë një rast që ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen e këtij rendi, paraqet një kontradiktë serioze.

“Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet pikërisht nga personat që, sipas institucioneve tona të sigurisë, e rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh ajo

Tags: konferencapresidentja e venditTeve1Vjosa Osmani
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon pas vendimit të Supremes për çështjen e rivotimin në Mitrovicë

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Nimani: Presidentja në një linjë me VV-në, Nisma e gatshme për krijimin e blloqeve opozitare

Nimani: Presidentja në një linjë me VV-në, Nisma e gatshme për krijimin e blloqeve opozitare

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën

Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK, dyshohet për afro 200 mijë euro shmangie nga tatimi

Ademi optimist për suksesin e “Dardanëve”

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon pas vendimit të Supremes për çështjen e rivotimin në Mitrovicë

Loci publikon listën e “Dardanëve” për Shqipërinë

Loci publikon listën e “Dardanëve” për Shqipërinë

Polonia pa Lewandowskin ndaj Holandës

Polonia sheh veten favorite ndaj Shqipërisë

Trump: Jam i zhgënjyer por nuk kam mbaruar ende punë me Putinin

Trump akuzon demokratët për “sjellje rebele” dhe sugjeron dënim me vdekje

Montella i Turqisë nuk ka preferencë për finale

Montella i Turqisë nuk ka preferencë për finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën