TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Kemi kërkuar masë të përkohshme për të shmangur bllokadën institucionale

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Osmani: Kemi kërkuar masë të përkohshme për të shmangur bllokadën institucionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ka paraqitur një kërkesë të dytë në Gjykatën Kushtetuese, që përfshin edhe kërkesën për masë të përkohshme, me qëllim të pezullimit të rrjedhjes së afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të ri.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësia që të shmangim futjen e institucioneve në një bllokadë pa fund, si dhe hyrjen në një situatë ku institucionet mund të krijoheshin në mënyrë kundërkushtetuese dhe të ishin të paafatshme. Kërkesa bëhet për të parandaluar dëmin e pariparueshëm dhe për të ruajtur interesin publik, dy kritere të cilat duhet të përmbushen për çdo kërkesë të tillë,” tha Osmani.

Presidentja shtoi se kjo iniciativë vjen si pasojë e mungesës së dakordimit ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve.

“Përkundër përpjekjeve të mia dhe takimeve të shumta me subjektet politike, Kuvendi ende nuk është konstituar. Kjo ka sjellë një bllokadë që e bën të pamundur funksionimin e Kuvendit dhe ushtrimin e ndonjë kompetence nga ana e tij,” deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, kjo bllokadë ka filluar të prekë drejtpërdrejt edhe funksionalitetin e Presidencës.

“Për shkak të kësaj situate, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën. Po ashtu edhe Presidenca është e bllokuar, sepse shumë nga kompetencat e Presidentes janë të ndërlidhura me Kuvendin – siç janë ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, çështjet që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës, rendi kushtetues dhe të tjera. Edhe Kuvendi është i lidhur me Presidenten, dhe kjo situatë nuk lejon që të vazhdohet puna,” theksoi Osmani.

Ajo e përmbylli fjalimin me një thirrje për urgjencën e zgjidhjes së kësaj krize institucionale, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të ruajtur rendin dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Tags: konference per mediapresidentja e venditTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Brenda katër vjetëve u lindën mbi 100 mijë fëmijë në Kosovë

Ngritja e çmimit të arit vazhdon për të katërtin muaj radhazi

Bie vlera e arit dhe argjendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën