TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve, por jam në anën e nxënësve

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Osmani falënderon presidentin lituanez për përkrahjen e Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe NATO

Vjosa Osmani

Osmani u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që ta bojkotojnë grevën dhe atë ta zëvendësojnë me dialog.

“Sot na duhet reflektim dhe sjellje e përgjegjshme, jo vetëm në raport me procesin mësimor, por edhe për sfidat e mëdha nëpër të cilat po kalon shteti ynë. Sindikata e arsimit parauniversitar ka të drejtë t`i adresoj shqetësimet në raport me mirëqenien e mësimdhënësve dhe pagave të tyre, por gjithmonë duke shmangur dëmin e pariparueshëm që i bëhet interesit të nxënësve nga ndalimi i procesit mësimor”, është shprehur ajo.

Po ashtu, e para e shtetit ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke realizuar reforma për përmirësimin e sistemit arsimor, rritjen e cilësisë e përmirësimin e pozitës materiale për mësimdhënës.

“Prandaj edhe është proceduar Projektligji për pagat, i cili parasheh përmirësimin e pozitës për mësimdhënësit. Të gjitha palët kanë të drejtë t`i adresojnë propozimet e tyre për përmirësimin e këtij Projektligji, i cili është i hapur për diskutime paraprake dhe shumë shpejtë pritet të jetë në diskutim publik”, tha Osmani.

Më tej ajo theksoi se fillimi i mësimit duhet të jetë i pakushtëzuar, teksa shtoi se secili veprim i institucioneve dhe sindikatave duhet të jetë në shërbim të nxënësve dhe përmirësim të cilësisë së sistemit arsimor.

“Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t`ia zë vendin dialogu”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, Osmani bëri të ditur se zyra e saj ka kontaktuar me të gjitha palët dhe po angazhohet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që në fokus, sipas saj, ka interesin e nxënësve dhe të gjithë sistemit arsimor. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën