TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani iu kërkon vëzhguesve të BE-së që të sigurohen se në veri po realizohet e drejta e votës së lirë

by teve1
8 muaj ago
2
A A
Osmani iu kërkon vëzhguesve të BE-së që të sigurohen se në veri po realizohet e drejta e votës së lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka pritur në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian.

Në njoftim thuhet se ky takim është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe kryesuesja Loiseau diskutuan rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj në organizimin e zgjedhjeve demokratike”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani nëpërmes një letre të dërguar më 3 shtator 2024 Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Në këtë kontekst, thuhet se presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetje të demokracisë në Kosovë dhe se ka rikujtuar rëndësinë e misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2013.

“Ajo theksoi se këto janë zgjedhjet e para të rregullta sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke i dhënë një dimension të ri procesit zgjedhor në vend”, theksohet në njoftim.

Sipas Presidencës në takim me Loiseau, Osmani ka ritheksuar kërkesën e bërë edhe në letrën dërguar Borrelit, në mënyrë që ky mision të përfshijë gjithashtu një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

“Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, buxhetimin gjinor, praninë e tyre në media, si dhe trajtimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore gjatë fushatës, përfshirë dhunën në internet. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu ritheksoi kërkesën që ky Mision, të fokusohet edhe në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht sa i përket qasjes së tyre në vendvotime. Presidentja vlerësoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të demokracisë dhe duhet të reflektohet në të gjitha aspektet e procesit zgjedhor”, behet e ditur në njoftim.

Më tej, thuhet se presidentja Osmani ka shtruar nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në komunat veriore.

“Presidentja Osmani, bazuar në raportet e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara, përfshirë raportet e misioneve vëzhguese të BE-së, të cilat kanë konstatuar se në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur ndërhyrje të paligjshme, frikësim dhe pengim të realizimit të së drejtës për votim të lirë, shtroi nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes i aksidentuari në Makovc të Prishtinës

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes i aksidentuari në Makovc të Prishtinës

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Rutte do të takohet të mërkurën me Ramën në Bruksel

Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve pas vdekjes së të dënuarit në Dubravë

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

REL: Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën