Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas tij do të ketë deklarata për medie.
Më pas, Murphy dhe Peters do të priten në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, me fillim prej orës 15:55.