Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është takuar sot me gratë ambasadore në Kosovë, “për të festuar shërbimin e Carin Lobbezoos si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe për forcën e grave në diplomac”.
Ajo tutje shtoi se ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci.
“Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, shkroi mes tjerash Osmani.
Together with outstanding women ambassadors in Kosovo, we celebrated Ambassador @carinatwork’s remarkable service as Ambassador of 🇳🇱 to Kosovo and the strength of women in diplomacy.
This gathering was not a mere farewell but a testament to the strength and influence of women… pic.twitter.com/PfAGO9Nq2z
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024