Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të shtunën në Malajzi është takuar me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.
Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimeve me përfaqësuesit e ktyre organizatave që sipas saj përfaqësonin mbi 100 mijë biznese është diskutuar mbi potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë atraktive për investime të huaja.
“Kosova si një destinacion premtues për investime. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/