Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën, ka takuar ministren gjermane të Shtetit, Anna Lührmann.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Poashtu sipas komunikatës, Osmani ka folur edhe për rëndësinë e hqejes së masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE si dhe zbatimin e marrëveshjve të Procesit të Berlinit.
“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces, thuhet në komunikatën e Presidencës./teve1.info/