TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Fëmijëve me Sindromën Down duhet t’u ofrojmë kushtet që i meritojnë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Osmani: Fëmijëve me Sindromën Down duhet t’u ofrojmë kushtet që i meritojnë

Nën moton “Ec me këpucët e mia”, e me pankarta që mbanin mbishkrime “Mos më paragjyko”, “Bashkëpunues”, ky marsh nisi nga Kuvendi i Kosovës dhe vazhdoi deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Terapi fizike, terapi psikologjike por edhe lokopedia ishin disa nga kërkesat e fëmijëve që ishin të shkruara në këpucët e vogla që iu dhuruan presidentes.

E para e shtetit tha se fëmijët me Sindromën Down kanë një potencial të rëndësishëm por duhet t’i ofrohen kushtet që i meritojnë.

Derisa shton se si presidencë janë në hapa të vazhdueshëm për ofrimin e kushteve për këtë fëmijë, edhe pse siç thotë ajo nevojitet edhe shumë punë.

“Në radhë të parë si institucione por në radhë të dytë si shoqëri por edhe si individë duhet ta kuptojmë se personat me sindroëm Down, e sidomos fëmijët tanë që shumë janë këtu e shumë të tjerë nuk janë këtu në Prishtinë, janë një potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, i cili duhet të mbështet në çdo segment dhe në çdo fazë të jetës së tyre, sepse ajo çka na dhurojnë është shumë më shumë dashuri, shumë më shumë ngjyra në jetën tonë, prandaj është e domosdoshme që të gjitha kushtet për të cilat ata kanë nevojë t’i ofrojmë si institucione. Natyrisht se jemi në hapa të parë dhe kërkohet është më shumë punë por do të bëjmë gjithçka që është ën duart tona, gjithçka që është ën kompetencat tona në mënyrë që çdo anëtarë i shoqërisë sonë të ndihet i barabartë, të ndihet i përmbushur dhe të ndihet i gatshëm që t’i ofrojë shoqërisë sonë potencialin e vet”, tha ajo

Ajo shtoi se si hap të vazhdueshëm e kanë edhe angazhimin e asistentëve nëpër shkolla që këtyre fëmijëve t’i ndihmojnë me sa mundësi të kenë.

“Ne duhet t’i marrim parasysh modelet më të mitra të shteteve që kanë avancuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve pa dallim dhe përmes atyre modeleve të sigurohemi se integrimi i tyre i plotë në shoqëri të ndodhë. Ne e pamë edhe në këpucët e vogla që u dhuruan që disa nga kërkesat themelore kanë të bëjnë me terapi fizike, terapi psikologjike, pastaj me lokopedi janë fusha të cilët jo domosdoshmërisht sidomos lokopedia janë të zhvilluara në shtetin tonë. Andaj në radhë të parë ne duhet të investojmë në kuadro të mirëfillta të cilat pastaj mund të ndihmojnë fëmijët me sindromën Down qysh nga ditët e para sepse është me rëndësi që të investohet tek ata dhe të përkrahen ata që nga ditët e para pas lindjes në mënyrë që pastaj të behën anëtarë me potencial të plotë në shoqërinë tonë”, potencoi ajo./KSP/

Tags: perkrahja per femijetSindroma DownVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

Vezët po bëhen luks

Vezët po bëhen luks

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Sancho i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të nënshkruar me gjigantin evropian

Sancho i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të nënshkruar me gjigantin evropian

Real Madrid dhe Vinicius marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e brazilianit

Real Madrid dhe Vinicius marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e brazilianit

Verstappen dominon në Las Vegas, skualifikohen Norris e Piastri

Verstappen dominon në Las Vegas, skualifikohen Norris e Piastri

Juventusi shfaq driblimet dhe golin e Zhegrovës

Arsyeja që Zhegrova nuk luajti me Fiorentinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën