Përgjatë 6 muajve në krye të presidencës së BE-së, Praga zyrtare ka arritur që ta avancojë në mënyrë të jashtëzakonshme procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ajo ka theksuar se urimi i saj vjen pasi Republika e Çekisë e përfundon tani mandatin në presidencën evropiane.
“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian, Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani.