Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova kanë diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për bashkëpunimin në të ardhmen.
Takimi i Osmani me homologen nga shteti fqinjë është zhvilluar në prag të Samitit të vendëve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Shkup, ku po merr pjesë edhe Osmani.
Ajo në Facebook ka shkruar se e ka uruar Siljanovskan për zgjedhjen presidente e Maqedonisë së Veriut.
“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, thuhet në postimin e Osmanit./teve1.info/