TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani e quan gënjeshtër deklaratën e Vuçiqit i cili tha se marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci është kërcënim për Serbinë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Kroaci është interes për të ruajtur paqen në rajon, derisa akuzoi Serbinë se po gënjen se me këtë bashkëpunim është shkelur një marrëveshje e vitit 1996.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
1
A A
Osmani e quan gënjeshtër deklaratën e Vuçiqit i cili tha se marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci është kërcënim për Serbinë

Ditë më parë Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një marrëveshje trelaterale në fushën e mbrojtjes.

E njëjta nuk u prit mirë nga Serbia, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale”.

Mirëpo këtë deklaratë të tij, presidentja Vjosa Osmani po e sheh si propagandë.

E pyetur nga tëvë1, shefja e shtetit tha se shteti serb po gënjen kinse është shkelur një marrëveshje e vitit 1996.

Sipas Osmanit, qëllimin e vetëm kjo marrëveshje ka për të mbrojtur vetveten.

“Marrëveshja trelaterale ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë, që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës për të ngritur kapacitet e mbrojtjes pra, për ta mbrojtur vetveten dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë, dhe në të njejtën kohë, bashkëpunimin me shtetet aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë… 08:38 Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht natyrisht del me propagandë, kinse është shkelur një marrëveshje e vitit 1996, Serbia po e bënë atë që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen”, ka deklaruar Osmani.

E para e shtetit ritheksoi se Beogradi po vazhdon të jetë kërcënim për vendin.

Presidentja Osmani kritikoi faktorin ndërkombëtar për mosndëshkimin e Serbisë për dy sulmet terroriste në veri, atë në Banjskë dhe në kanalin Iber-Lepenc.

“Deri tani nuk ka pas përgjegjësi nga ana e Serbisë, por fatkeqësisht nuk po shohim ndonjë pasojë nga ana e komiteti ndërkombëtar në raport me Serbisë. Atë që e kemi thënë gjithmonë është që sa më pak që ka përgjegjësi nga ana e Serbisë dhe deri tani kemi pa zero, madje as masa ndaj Radojiciqit nuk kanë ndërmarrë e mos të flasim për diçka më shumë aq më shumë kjo do të jetë shenjë inkurajuese për Serbinë që akoma të vazhdoj me dhunë jo vetëm ndaj Kosovës por po i shohim edhe veprimet destabilizuese që po i bëjnë në raport me Bosnjë dhe Hercegovinën” .

Ndër të tjerash, Osmani foli për mundësinë e rikandidimit për postin e presidentes, për çka tha se do ta vlerësojë në bazë të interesit të shtetit të Kosovës.

“Duke pas parasysh vetëm e vetëm interesin e Republikës së Kosovës, dhe të gjithë qytetarëve të saj asnjëherë asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ko do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj asnjëherë nuk jam varur nga politika nuk varem as tash, do t’i shërbej qytetarëve deri sa ata të dëshirojnë t’i shërbej”, tha ajo.

Vjosa Osmani mandatin e saj si presidente e përfundon më 7 prill të vitit 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën