Vjosa Osmani të shtunën e përfundon mandatin pesëvjeçar si presidente.
Osmani, do t’i dorëzojë sot zyrtarisht detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Ceremonia e pranim-dorëzimit do të zhvillohet të shtunën në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.
Kryeparlamentarja Haxhiu do të ushtrojë funksionin e presidentes derisa Kuvendi të zgjedhë një president të ri, një detyrë që mund ta mbajë për maksimumi 6 muaj.
Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri. Afati u caktua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të javës së shkuar, duke e shpallur të pavlefshëm një dekret të Osmanit për të shpërndarë Kuvendin.
Ndryshe, Osmani ishte presidentja e gjashtë e Kosovës. Mori këtë detyrë më 4 prill 2021, pas fitores me Lëvizjen Vetëvendosje./teve1.info/




