TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani e Kurti deklarojnë se Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO

by TËVË 1
9 muaj ago
2
A A
Osmani e Kurti deklarojnë se Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka dëshmuar se është një aleat i gatshëm të bashkëpunojë me ShBA-në dhe shtetet tjera.

Këtë deklaratë Osmani e tha në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, ku po mbahet Dita e Vizitorëve të Shquar, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe ‘25”.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e përbashkët ushtarak “Defender 2025” është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe e përkushtimit të vendit për anëtarësim në këtë aleancë.

Kurti ka theksuar se përmes këtij ushtrimi është treguar fuqia vepruese e Kosovës dhe aftësia për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

“Në këtë rast konkretisht, Republika e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, bashkë me ne, kemi arritur të tregojmë dhe demonstrojmë fuqinë tonë për veprueshmërinë që e kemi me NATO-n. Në këtë mënyrë e forcojmë kauzën tonë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobi të vendit tonë, por edhe për kontributin që jemi në gjendje të japim,” u shpreh Kurti.

Ndërkaq, të pranishëm në ushtrim janë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse.

“Defender ‘25” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.

Ushtrimi në vend ka nisur nga 25 maji ku Kosova përveç si mikpritëse, po merr pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tags: FSKTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën