Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka publikuar një video me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Osmani ka thënë se sfidat me të cilat përballemi të gjithë në ruajtjen e mjedisit tonë janë të mëdha, por rreziku është edhe më I madhe.
“Natyra është një dhuratë nga e cila ne varemi…Sfidat me të cilat përballemi të gjithë në ruajtjen e mjedisit tonë janë të mëdha, por rreziku është edhe më i madhe. Ne duhet të veprojmë tani që ta mbrojmë planetin që të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithë ne, individualisht dhe kolektivisht”, tha Osmani.