TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Deklarata për të zhdukurit, arritje drejt normalizimit me Serbinë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Deklarata për të zhdukurit, arritje drejt normalizimit me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në kryeqytetin britanik, ku aty do të marrë pjesë në Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Me arritjen në Britani, presidentja ka folur për ndihmën që Britania e Madhe ia ka thënë Kosovës, derisa edhe e ka falënderuar shtetin evropian, përmes një interviste të realizuar me BBC.

Presidentja e vendit ka thënë se Mbreti Charles e ka mbështetur personalisht Kosovën, e ka vizituar vendin para disa vitesh, dhe ka disa çështje për të cilat thotë se pret me padurim të punojë me të, “veçanërisht në mbështetjen e familjeve të personave të zhdukur që janë zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit, si dhe mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë të luftës, kauza të cilat i kam shumë për zemër”, tha presidentja.

Duke folur për komunitetin shqiptar në Britani të Madhe, Osmani tha se ata janë shumë të suksesshëm në profesionet e tyre.

“Pas ceremonisë, do të tentoj të takohem me ta. Kemi një komunitet kosovar që lulëzon këtu në Londër, por edhe përtej, që jo vetëm se janë të integruar, por janë edhe shumë të suksesshëm në profesionet e tyre dhe jam shumë krenare për të arriturat e tyre”, theksoi Osmani.

Osmani u pyet edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Sipas saj, miratimi i Deklaratës për personat e zhdukur ishte një e arritur e suksesshme në këtë drejtim.

“Besoj se java e fundit ka qenë goxha e suksesshme, veçanërisht në një çështje të veçantë, që është miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur që janë zhdukur me forcë gjatë luftës, është një çështje që e kam shtyrë përpara dhe si Kosovë kemi investuar në këtë sepse janë mbi 1600 familje që ende i kërkojnë të dashurit e tyre që janë rrëmbyer gjatë luftës dhe për këtë arsye llogarisim mbështetje shtesë nga Britania e Madhe që është një nga vendet me rol kryesor për të na mbështetur. Deklarata është miratuar, zbatimi është kyç dhe fatkeqësisht Serbia nuk njihet si vend për zbatim. Por shpresoj që me ndihmën e aleatëve mund t’i japim fund kësaj plage shumë të thellë të shoqërisë sonë dhe që nënat të kenë një vend ku mund të vendosin lule për fëmijët e tyre të zhdukur”, tha Osmani.

Ajo tha se duhet të punohet që ngjarje si lufta e fundit në Kosovë të mos ndodhin kurrë më. /teve1.info/

https://teve1.info/lajmet/osmani-do-te-marre-pjese-ne-kurorezimin-e-mbretit-charles-iii/

Tags: Britani e MadheDialogu Kosovë-SerbiVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza përkujton 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Qirez: Liria është amanet i të rënëve

28 vjet nga masakra e Qiriezit dhe Likoshanit, Kurti: Sakrifica që ngritën lirinë e Kosovës

28 vjet nga masakra e Qiriezit dhe Likoshanit, Kurti: Sakrifica që ngritën lirinë e Kosovës

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Çitaku: Likoshani dhe Qirezi, gurë themeli i historisë dhe lirisë së Kosovës

Çitaku: Likoshani dhe Qirezi, gurë themeli i historisë dhe lirisë së Kosovës

Irani premton “përgjigjje shkatërruese” pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulme izraelite në Iran: Garda Revolucionare goditet, Teherani në gjendje të jashtëzakonshme

Sulme izraelite në Iran: Garda Revolucionare goditet, Teherani në gjendje të jashtëzakonshme

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Raportohen sulme në kryeqytetin e Bahreinit, ku ndodhet Flota e 5-të e Marinës Amerikane

Raportohen sulme në kryeqytetin e Bahreinit, ku ndodhet Flota e 5-të e Marinës Amerikane

Çitaku: Likoshani dhe Qirezi, gurë themeli i historisë dhe lirisë së Kosovës

Çitaku: Likoshani dhe Qirezi, gurë themeli i historisë dhe lirisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën