Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Camp Bondsteel të ushtrisë amerikane.
Ajo ka thënë sy kamp është mishërimi i vërtetë i miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.
“25 vite shërbim dhe mbështetje e palëkundur e Ushtrisë Amerikane! Camp Bondsteel është mishërim i vërtetë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë 25 vjetor të çlirimit dhe çdo ditë tjetër: FALEMINDERIT!”, ka shkruar Osmani.