Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë me homologun e saj nga Kenia, Ëilliams Ruto, një ditë pasi shteti afrikan njohu pavarësinë e Kosovës.
Osmani tha se njohja nga Kenia përbën një akt i miqësisë së vërtetë që forcon pozitën globale të Kosovës dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri.
“Vazhduam bisedën nga takimet tona të mëparshme për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar ka shkruar e para e vendit tonë një status në X.
Ajo tha se Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë.
“Shpreha mirënjohjen e thellë në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike. Pres me padurim të mirëpres presidentin Ruto në Kosovë dhe të vizitoj Keninë së shpejti, siç kemi diskutuar prej disa kohësh. Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë. Fillon një kapitull i ri i partneritetit”, ka përfunduar Osmani.
Kujtojmë, Kenia më 26 mars u bë shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës.