TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Fondacioni “Hasan Prishtina”, ka organizuar një tubim paqësor për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, i cili është edhe stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, në protestën paqësore që është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik.

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Emri i Hasan Prishtinës nga universiteti hiqet me kërkesa të pabaza. Mënyra se si ka ardhur kjo kërkesë nga rektorati përmes ministrisë deri në Kuvend është një forme ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria. Rektori Qerim Qerimi për bindjen time ka filluar këtë qëllim mbrapsht dhe me porosi nga politika për benefite të tij personale për benefite të politikës gjithmonë duke e shfrytëzuat këtë në prag te zgjedhjeve. Ju bëj thirrje hiqni dorë dhe mos i bini në Kuvend paaftësitë e juaja për menaxhim po hiqni dorë nga kjo nismë e mbrapsht mizore”, ka thënë ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Studentorë në UP, Florend Ramusa, e ka kundërshtuar këtë nismë, duke thënë se i janë bashkuar këtij tubimi për tu solidarizuar me fondacionin.

“Ne si student e kundërshtojmë këtë nismë të mbrapsht që nga viti i kaluar kemi përdorur mekanizma të ndryshme çoftë me protesta dhe peticione kemi mbledhur me mijëra nënshkrime dhe sot iu kemi bashkuar kësaj nisme”, ka shtuar Ramusa.

Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.

“Kjo të mos jetë politike kjo është një dëshirë e jona që këta emra të mëdhenj t’i mbajmë me krenari. Meqenëse sot kemi ardhë me përkrahë emrin e Hasan Prishtinës ne si familjarë e kemi pa të arsyeshme që emri i tij të jetë i përjetshëm në UP”, është shprehur Boletini.

Megjithatë, në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën