TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Hissein Brahim

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbështetën rezolutën e propozuar nga Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Deklarata, e cila shpreh mbështetje për miratimin e rezolutës, u soll në takimin dyditor të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili përfundoi të dielën në kryeqytetin e Gambisë, Banjul.

Për miratimin e saj votuan 57 vende anëtare të Organizatës, në të cilën Bosnje e Hercegovina ka statusin e vëzhgueses.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata më e madhe pas Kombeve të Bashkuara, dhe anëtarët e saj përfshijnë vende nga katër kontinente, shkruan REL. Propozimi përfundimtar për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB, njoftoi më 2 maj ambasadori i Bosnjës në OKB, Zllatko Llagumxhija.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një debat për Bosnje e Hercegovinën për datën 15 maj, por nuk u bë e ditur se cila do të jetë tema konkrete dhe as kush do ta mbajë seancën.

Drafti përfundimtar i rezolutës, të cilin e pa Radio Evropa e Lirë, thekson vendimin e OKB-së për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995, e cila do të shënohet çdo vit.

Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi këtë krim si gjenocid në vitin 2007.

Më shumë se 50 persona u dënuan për të nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe gjykatat vendase, me rreth 700 vjet burg në total.

Me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera në Bosnje e Hercegovinë u dënuan komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në kohën e luftës, Ratko Mlladiq, dhe udhëheqësi i atëhershëm i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Tags: Gjykata Ndërkombëtare e DrejtësisëOrganizata e Bashkëpunimit IslamikSrebrenica
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

Shukri Buja kritikon PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar qëndrimet politike

Shukri Buja kritikon PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar qëndrimet politike

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

FFK njofton për masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë – Izrael

FFK njofton për masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë – Izrael

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën