TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari, pas fletarrestimit nga GJNP

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari, pas fletarrestimit nga GJNP

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”.

GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë.

Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së për Netanyahun është “gabim” dhe shtoi se lideri izraelit do të jetë në gjendje të mbajë bisedime në Hungari “me siguri adekuate”.

“Sot, do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, Netanyahun, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, do ta siguroj atë se, nëse vjen, vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari. Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij”, tha Orban.

Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta politike me Netanyahun prej se ai dhe partia nacionaliste, Fidesz, e morën pushtetin në Hungari më 2010. Netanyahu e vizitoi Budapestin në vitin 2017.

Liderët e Izraelit dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar fuqishëm vendimin e GJNP-së, por shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fletarrestimet nuk janë politike dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

Brenda BE-së, Hungaria dhe Republika e Çekisë janë përkrahës të fuqishëm të Izraelit, derisa vende si Spanja dhe Irlanda theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Ministria e Jashtme e Çekisë, duke iu përgjigjur vendimit të GJNP-së, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e quajti të “pavend” vendimin e GJNP-së, duke thënë në X të enjten vonë se “vendimi minon autoritetin e gjykatës në rastet e tjera, kur i barazon përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti demokratik me liderët e një organizate islamiste terroriste”./RadioEvropaeLirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën