TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Orav: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka vdekur

nga TËVË 1
28 Mars, 2025
1
A A
Orav: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka vdekur

Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht i vdekur”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka një qëndrim ndryshe.

Në një intervistë për RTK-në, ambasadori Orav ka theksuar se dialogu nuk mund të cilësohet si i vdekur, pavarësisht sfidave dhe ngërçeve që ka hasur ndër vite.

“Në një mënyrë, nuk është as klinikisht e as ndryshe i vdekur. Ky është një hap i rëndësishëm, apo më saktë, një proces midis Serbisë dhe Kosovës, i cili ka filluar që në vitin 2013 nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, atëbotë të zonjës Ashton. Ai ka vazhduar, po, me disa momente më pozitive, ndoshta edhe me momente negative, por që të thuhet që është klinikisht i vdekur, assesi. Dialogu është fort gjallë, e ndër shembujt më të mirë të kësaj është Peter Sorensen, që ishte këtu, si dhe që do të vijë prapë, si dhe nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë (Kaja Kallas v.j.), që shpresoj se do të vijë edhe ajo, së shpejti besoj”, tha Orav, transmeton RTKlive.

Ai ka shprehur pritshmëri të larta për ndikimin që do të ketë angazhimi i Sorensenit në këtë dialog dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Besoj që zakonisht ajo që ndodh është që kur njerëz të rinj marrin përsipër punën, sigurisht që kanë energji e entuziazëm të ri, e kështu besoj që do të ndodhë edhe me z. Peter Sorensen. Ai ishte këtu para disa ditësh e po ashtu në Beograd, ku po bën pyetje dhe pastaj shpresoj shumë që do të kthehet me ndonjë lloj propozimi. Ndërkohë, dialogu, apo më mirë të thuhet procesi i normalizimit, është tejet i rëndësishëm për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, sepse nuk mund ta imagjinoj se si do të mundeshin Kosova apo Serbia të hynin në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shtoi Orav.

Ndihma financiare e Bashkimit Evropian për Kosovën është ngushtë e lidhur me procesin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve që palët kanë arritur, megjithatë Orav ka thënë se dialogu është kusht për integrimin e të dyja vendeve në BE.

“Bashkimi Evropian është synimi për të dyja, Serbinë dhe Kosovën. Dialogu është kusht, apo parakusht, ndërsa ndihma financiare, apo paratë tona, janë thjesht vegël për të ndihmuar, për të ndihmuar në kryerjen e reformave dhe për të ndihmuar edhe palët që të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, nënvizoi ambasadori Orav.

Në këtë kuadër, ai ka përmendur Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, një program që ka një fond të konsiderueshëm për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në realizimin e reformave dhe për t’i ndihmuar ato të ecin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Orav, megjithëse disa vende të rajonit kanë përfituar tashmë nga ky plan, Kosova ende nuk ka pranuar ndihmën financiare për shkak të mungesës së ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës.

“Kosova nuk e ka përfituar ende. Nuk ka ndonjë problem tjetër përveç që nuk është konstituuar Kuvendi. Kurdo që të konstituohet, Kuvendi duhet të ratifikojë marrëveshjen e huasë. Kjo pra është arsyeja se pse paratë nuk kanë ardhur ende nga ky Plan i Rritjes”, tha Orav.

Sa i përket masave ndaj Kosovës, ai ka përmendur Peter Sorensenin, që ka qenë këtu, si dhe faktin që në të gjitha takimet e tij, për tri ditë me radhë, ai ka dëgjuar nga homologët e Kosovës, qofshin ata në qeveri apo në opozitë, apo udhëheqës biznesesh e OJQ, për sa i përket situatës me masat, apo edhe pritshmëritë që Bashkimi Evropian t’i heqë ato masa sa më shpejt.

“Pra, këtë mesazh e ka marrë me vete në Bruksel tashmë”, tha shefi i BE-së.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është një prej prioriteteve në dialog dhe e ka vlerësuar tejet të rëndësishme marrëveshjen midis kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës, dhjetorin e kaluar, për të formuar një komision të përbashkët për personat e pagjetur.

“Tani, duhet ta çojmë këtë punë përpara. Këtu, në Kosovë, kolegët tanë nga EULEX-i janë duke punuar tejet ngushtë me palët homologe në Institutin e Kosovës për Mjekësi Ligjore, ndërsa Zyra jonë e BE-së këtu përpiqet sa më shumë që është e mundur, ashtu që zërat e atyre familjeve që kanë persona të pagjetur, të afërmit e tyre, të dëgjohen qartësisht, e dua të bëjmë çdo gjë të mundur që ky Institut të ketë të gjitha mjetet për të kryer këtë punë. Ka qenë problem tejet i madh për më shumë se 1600 familje, që kanë të afërm të pagjetur, e që kanë të drejtë të dinë të vërtetën, çfarë ka ndodhur, pse, si dhe në këtë drejtim, të mund të ecin përpara. Kështu, ky është njëri prej shembujve pozitive të asaj se çfarë mund të arrihet me dialog”, deklaroi Orav.

Ai ka shprehur shpresën që nuk do të ketë vonesa në krijimin e qeverisë së re të Kosovës pas certifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Për ne e rëndësishme është që kjo qeveri të jetë stabile, të jetë partnere e mirë për ne, ashtu që të përmbushë premtimet, si dhe që të kryejë punë, sepse është e vetmja mënyrë në të cilën mund të ecet përpara drejt Bashkimit Evropian”, tha shefi i Zyrës së BE-së.

Duke folur për mbylljen e institucioneve paralele që punojnë nën sistemin e Republikës së Serbisë dhe nëse kjo çështje mund të diskutohet në dialog, Orav ka thënëse institucionet e udhëhequra nga Serbia në Kosovë janë qartësisht çështje për dialog.

“Këtë e kemi theksuar shumë e shumë herë, në bisedat tona me politikanët e këtushëm, por po ashtu disa herë e kemi thënë edhe publikisht. E dimë sigurisht që sa kjo çështje ndikon njerëzit në zonën në fjalë. Ndërkohë, ka shumë marrëveshje, shumë kërkesa, për të cilat të dy qeveritë janë pajtuar, pra të dyja palët duhet të realizojnë ato që i kanë dakorduar. Këtu, për sa i përket palës serbe, do të doja të theksoj që Serbia ka premtuar të mos pengojë Kosovën në hyrjen e saj në organizata ndërkombëtare, e këtu më së pari flas për Këshillin e Evropës”, tha Orav.

Tags: Aivo OravDialogu Kosovë-SerbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Kryeziu ndanë rrugët me Zurichun

Kryeziu ndanë rrugët me Zurichun

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X