TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

ShSKUK-ja ka marrë një vendim duke caktuar një orar fiks për të gjithë punonjësit shëndetësor. Gjithashtu, vlerësimin për rrezikshmërinë ia ka lënë në dorë drejtorëve të njësive. Kjo po kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

by Fëllënza Krasniqi
4 javë ago
25 0
A A

Tash e disa ditë  punëtorët shëndetësor janë duke punuar një orar fiks.

Kjo për shkak se SHSKUK-ja ka marrë një vendim që orari për të gjitha njësitë të jetë nga ora 07:00 deri në 15:00, duke përfshirë këtu edhe ato me rrezikshmëri.

Vendimi, sipas SHSKUK-së është marrë për zbatim të rregullt të orarit të punës, ndërkaq vlerësimin e rreikshmërisë do ta bëjnë drejtorët e njësive.

“Vendimi i ShSKUK rregullon vetëm orarin e rregullt të punës dhe në asnjë mënyrë nuk e konteston apo mohon rrezikshmërinë në shërbime të caktuara, nuk është për UNIFIKIM dhe orar UNIK, por vetëm zbatim i orarit të rregullt të punës! Të punësuarit do të gëzojnë të gjitha benefitet e tjera të parapara me Ligj. Vlerësimi i rrezikshmërisë dhe masave mbrojtëse nuk është bërë nga vitit 2020/2021, ndërkohë janë shtuar shumë shërbime dhe masa mbrojtëse dhe është e nevojshme të bëhet një ri/vlerësim. Vendimi parasheh që secili drejtor klinike, spitali apo njësie të bëjë vendim individual për  rrezikshmërisë për të punësuarit.  Për këtë proces do të angazhohet edhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, si institucion i verifikuar dhe certifikuar për vlerësim të rrezikshmërisë, e cila do të ju ndihmojë drejtorëve të njësive”, thuhet nga ShSKUK.

E këtë vendim nuk e kanë mirëpritur fare mirë  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.

“Punëtori shëndetësor është 24 orë në shërbim, vendimi konsiderojmë që është i ngutshëm është dashur të mblidhen bordi, përfaqësuesit e punëtorëve, njësit të cilat merren me rrezikun në punë edhe me analizuar pak më detaisht këtë vendim e tani me nxjerrë. Ne vetëm sa kishim një takim me drejtorin e ShSKUK-së ata në vazhdimësi na thonë se nuk e keni kuptuar. Ne e kuptojmë shumë mirë se e kuptojmë në teren, ne i kemi njerëzit dhe ekipet tona që na tregojnë se të gjitha njësit tu filluar me dializë, ortopedi, radiologji me të gjitha po punohet 07:00-15:00”, ka thënë Tevide Imeri – kryetare e federatës.

Imeri, e konsideron të gabuar edhe vendimin që rrezikshmëria të vlerësohet nga drejtorët e njësive të QKUK-së.

“Sipas drejtorisë që sapo dolëm nga takimi, qëllimi ka qenë që thjeshtë të ndahen shkallët e rrezikshmërisë dhe të konsiderohen cilat kategori të rrezikshmërisë, e prapë unë e konsideroj që është gabim se nuk mundesh me ia lënë në kompetencë, drejtorit të njëjësisë për me bë kategorizimin e rrezikut ajo do një përkushtim më të madh një bazë ligjore dhe duhet të bëhet një analizë përmes kompanive të licencuara. Kërkesa jonë ishte të anulohet vendimi se është i ngutshëm është i pa bazë dhe ne kemi me ataku edhe me gjykatë. Po u dakortuam që në javën tjetër kemi me arrit një marrëveshje me krijuar një komision të mirë me të gjithë ekspertët e fushave, por jo me lanë në kompetencë të drejtorëve”, thotë ajo.

Edhe sipas njohësit të shëndetësisë Bujar Vitia, ky veprim është jo i drejtë.

“Prandaj konsideroj që është e papranueshme që një punëtorë shëndetësorë i cili punon me rëngën dhe rrezatohet nga rëntgeni të paguhet njëjtë me një infermier i cili punon me një X recepcion ku merr të dhënat e pacienteve. Ata paguhen njëjtë sipas ligjit të  pagave, mirëpo dallimin e ka bërë kjo domethënë orari i punës rrezikshmëria dhe shkurtimi i orëve të punës. Tashmë ky dallim nuk ekziston kjo v lenë edhe për kategoritë e tjera”, ka vlerësuar Vitia.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, do ta mbajnë një takim gjatë javës së ardhshme, në lidhje me këtë vendim.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

Ismaili: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 07.10.2025

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën