TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OPP për rastin e Telekomit: Vendimi i Komerciales skandaloz dhe i paligjshëm

by TËVË 1
9 muaj ago
2
A A
OPP për rastin e Telekomit: Vendimi i Komerciales skandaloz dhe i paligjshëm

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK), thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale në rastin e Telekomit kërcënon themelet e sigurisë juridike të Kosovës.

Kjo Odë ka reaguar ndaj Aktvendimit KPPP.nr.500/2025 të datës 13 qershor 2025, me të cilin gjyqtari Arben Toska ka urdhëruar përmbaruesin privat Flamur Bogaj që të kthejë shumën prej 4,483,945.30 euro.

“Rasti konkret lidhet me zbatimin e një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar të Odës Ekonomike Ndërkombëtare (ICC) në Londër, i cili më parë ishte njohur dhe shpallur i ekzekutueshëm nga vetë Gjykata Komerciale. Debitori në këtë rast, Telekomi i Kosovës Sh.A., kishte shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike deri në Gjykatën Supreme, por urdhri për lejimin e përmbarimit ishte lënë në fuqi në të gjitha instancat”, thuhet në reagim.

OPPK thotë se mjetet e arkëtuara nga debitori i janë transferuar kreditorit në përputhje me ligjin dhe përmbaruesi nuk mund të urdhërohet t’i kthejë ato.

“Oda thekson se ky vendim është në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi përmbaruesi privat është organ përmbarues, njëjtë si Gjykata kur vepron si organ përmbarues për çështjet e kthimit të punëtorëve në punë apo për çështjet familjare, siç përcaktohet në Ligjin e Procedurës përmbarimore, e jo palë në procedurë”, thuhet mes tjerash.

Sipas OPPK-së, ky vendim krijon precedentë të rrezikshëm duke e trajtuar përmbaruesin si palë dhe duke i ngarkuar një detyrim në mënyrë të paligjshme.

Bordi Ekzekutiv i Odës i bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale që të ndërhyjnë për të korrigjuar këtë, siç e quajnë ata, “vendim skandaloz”.

Reagimi i Bordit Ekzekutiv të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës:

Tags: Gjykata KomercialeOPKKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën