TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita thotë se Bislimi po i bën shantazh BE-së

Partitë opozitare po kritikojnë kryenegociatorin Besnik Bilimi pas deklaratës që ky i fundit ka dhënë se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar për dinarin serb. Ndërsa nga LVV-ja thonë se dinari nuk duhet të kthehet në çështjen e dialogut.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Opozita thotë se Bislimi po i bën shantazh BE-së

Jo rrallëherë zyrtarët kosovarë shfaqin pakënaqësi ndaj Bashkimit Evropian.

Kritikat ndaj emisarëve të BE-së nuk kanë munguar edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Të njëjtit i ka quajtur të njëanshëm.

E ditë më parë, kundërshtoi edhe thirrjen që Brukseli ia bëri për të diskutuar për çështjen e dinarit.

E një gjë të tillë po e cilëson skandaloze deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Deklaratat e Besnik Bislimit janë mjaft skandaloze, është duke i bërë një shërbim Vuçiqit me këtë sjellje të tij, me këtë shantazh ndaj Bashkimit Evropian, me deeaskalim, eskalim. Nuk ka asnjë shans që Kosova si shtet e cila prosperon që të jetë anëtare të integrohet në Bashkimin Evropian të merret me shantazhe ndaj BE-së, ndaj emisarëve që janë të deleguar për t’u marrë me këtë punë” , ka deklaruar ajo.

E nga LDK-ja thonë se pavarësisht refuzimit, numri dy i Qeverisë do të shkojë në Bruksel.

“Në bazë të deklaratave të Besnik Bislimit unë nuk i besoj, sot thotë nuk shkoj mbas 1 muaji ose 2 jave prapë shkon. Mbetët të vendos ai, deklaratat të cilat i jep Besnik Bislimi janë të kota, si çdo herë ju e keni pa vet, asnjë parim prej që kanë ardhur në qeverisje nuk e kanë mbajtë edhe këtë besoj e ndërron shumë shpejtë”, ka thënë deputetja Rrezarta Krasniqi.

Por ndryshe mendon Besnik Tahiri i AAK-së.

“Nuk duhet të shkojë Bislmi në Bruksel, sepse ajo është çështje, është veprim i brendshëm, nuk diskutohen veprimet e brendshme. Problemi është se një çështje, që është veprim i Institucioneve të Kosovës, këta e bëjnë temë për me u diskutu në Bruksel sepse nuk dinë, nuk donë, në fakt janë të papjekur dhe në fund tërhiqen. Këto po shkaktojnë dëm sidomos para anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe në NATO” , ka pohuar ai.

E nga partia në pushtet vlerësojnë se dinari nuk duhet të kthehet në çështjen e dialogut.

“Tashmë çështja e dinarit është proces i përfunduar dhe në këtë kuptim, mendojmë se dinari nuk duhet të jetë temë në tryezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse tashmë në gjithë Evropën valutë zyrtare është euroja”, ka thënë Arber Rexha.

Bashkimi Evropian ditë më parë thirri në takim kryenegociatorin Besnik Bislimi në Bruksel për të diskutuar rreth mundësisë për shtyrjen e vendimit të dinarit, por i njëjti e refuzoi ftesën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën