TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita s’ka votë as për Konjufcën kryeministër, kërkon zgjedhje të reja

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Opozita s’ka votë as për Konjufcën kryeministër, kërkon zgjedhje të reja

Paritë opozitare, PDK, LDK e AAK kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër i mandatuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas dështimit të Kurtit për të siguruar votat për formimin e Qeverisë Kurti III.

Në reagimet e tyre këto parti kanë thënë se propozimi i një kandidati pa siguruar votat është tendencë për blerje kohe.

“Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Nga kjo parti kanë thënë se zgjedhjet e reja janë zgjidhja për daljen nga kriza.

“Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake. Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, thuhet nga PDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re.

LDK ka thënë se në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.
Sipas LDK-së, dalja nga bllokada institucionale s’kërkohet vetëm përmes veprimeve jo-kushtetuese, por përmes qytetarit, duke thënë se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri.
“LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, thuhet në komunikatë.

Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se presidentja e vendit nuk mund ta mandatojë asnjë kandidat për kryeministër nëse nuk i ka votat.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

I mandatuari i LVV-së për kryeministër, Glauk Konjufca gjatë fjalimit të tij, tha se i parti kanë bërë kompromis të madh me propozimin e dytë për kryeministër, duke i bërë thirrje opozitës për bashkëpunim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Slot flet për shkarkimin e mundshëm të tij nga Liverpooli

Slot edhe më afër largimit nga Liverpool

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Milani i bënë gati 18 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Sevillas në janar

Milani pas sulmuesit të Premier League

Gjilani mposht Prishtinën

Gjilani mposht bindshëm Llapin

Ferizaj merr pikë në Prishtinë

Ferizaj merr pikë në Prishtinë

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Tërhiqet shorti për edicionin e Ligës së dytë, juniorëve dhe kadetëve

Superliga, pa gola në Gjilan e Prishtinë pas pjesëve të para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën