TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE i dënojnë aktet e dhunës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, SHBA dhe BE i dënojnë aktet e dhunës

​ Protestuesit hodhën koktej molotovi para ndërtesës së bashkisë së Tiranisë dhe u përpoqën ta thyenin kordonin policor për t’u futur brenda saj gjatë një proteste të re të thirrur nga opozita të premten. Aktet e dhunës kanë nxitur reagime nga Ambasada amerikane dhe zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Opozita po kërkon përmes protestave largimin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Kjo ishte protesta e tretë që është mbajtur para bashkisë së kryeqytetit shqiptar, prej arrestimit në fund të marsit të pesë drejtorëve dhe ish-drejtorëve bashkiakë nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Protesta janë thirrur nga Rithemelimi, grupimi më i madh i deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë brenda Partisë Demokratike, dhe Partia e Lirisë e ish-presidentit, Ilir Meta. Atyre iu bashkuan më vonë edhe përfaqësues nga “Aleanca Kundër Shembjes së Teatrit Kombëtar” dhe qytetarë.

Sipas opozitës, pas korrupsionit dhe pastrimit të parave për të cilat po hetohen zyrtarët vendorë “fshihet” kryetari Veliaj. Për këtë çështje, opozita e ka akuzuar edhe Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë (SPAK), se nuk po vepron kundër kryebashkiakut.

Pas akteve të dhunës gjatë protestës reaguan ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”, tha Ambasada amerikane në një reagim.

Zyra e BE-së tha se e dënon “fuqishëm dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë”.

“Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Në fund të marsit, SPAK-u i arrestoi disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, ndërkaq ndaj disa të tjerëve lëshoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tenderë, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë “5D konstruksion”.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme nxori 15 fletarrestime, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në arrest me burg është drejtori i përgjithshëm i punëve publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe.

Pas arrestimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë, Veliaj deklaroi se akuzat e ngritura ndaj bashkëpunëtorëve të tij nuk e bëjnë të ndihet mirë, por akuzat duhet të provohen në gjykatë. Megjithatë, ai tha se nuk ka pasur asnjë përftim personal dhe nuk ka shkelur ligjin./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

“Mesditë”-19.12.2025

“Mesditë”-19.12.2025

Therret me thikë një person në Prishtinë

Prokruroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 4 personave për kontrabandim me migrantë nga Bangladeshi, Pakistani, Siria

FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”

FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën