TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Opozita për planin evropian: Kurti të jap më shumë detaje

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Opozita për planin evropian: Kurti të jap më shumë detaje

Dy partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë. Ndonëse SHBA ka ngritur shqetësime për qëndrimet e opozitës ndaj planit evropian, disa nga partitë politike vazhdojnë ta kundërshtojnë disa pika të atij plani të pranuar të paktën gojarisht nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy partitë më të mëdha opozitare kërkojnë më shumë detaje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pikat që përmban plani evropian.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se kryeministri Kurti, duhet të jetë më transparent lidhur me këtë çështje, derisa ka adresuar edhe një mori pyetjesh ndaj tij.

I pyetur për qëndrimet e SHBA-së kundrejt opozitës, Beqa tha se planin e sheh si pozitiv, porse sipas tij, kryeministri Kurti duhet të sqarohet më shumë.

“Ne e shohim pozitiv planin, megjithatë kryeministri Kurti ka ikur nga sqarimi, duhet të sqarojë qytetarëve, të jetë transparent për planin, edhe deputetëve. Pra, të jetë i hapur dhe mos të ikë kjo temë, sepse është kryesorja. Nuk mund të thuash sot në Kosovë që nuk është prioritet dialogu, kur të gjitha çështjet lidhen me njohje reciproke, pa pas një statut të qëndrueshëm Kosova nuk mund të krijojë as zhvillim ekonomik… Kryeministri Kurti të jetë i hapur, transparent, të tregojë çfarë ka pranuar, a duhet të ndryshohet Kushtetuta, çfarë nëse ka qenë çështje mere ose leje, çfarë ishim dëmtuar nëse e kishim lënë një çështje të tillë dhe çfarë po përfiton Kosova me pranimin e planit franko gjerman, si do të implementohet plani”, thotë Beqa.

Edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka qenë aspak transparent nga kryeministri Kurti.

Krasniqi thotë se si parti vazhdojnë të jenë kundër këtij plani, sipas saj, është pritur që të ketë një njohje përfundimtare.

“Ne si opozitë kemi prit që ky plan të ketë një njohje përfundimtare, gjithashtu kemi të paqarta se nuk është ardhë të prezantohet në Kuvendin e Kosovës, sepse i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka pas aspak transparencë dhe të njëjtit njerëz kanë kërkuar që kur kemi qenë ne në Qeveri me pas transparencë. Për ne është shumë shqetësuese neni 7 kur thuhet të ketë një vetmenaxhim të komunave serbe dhe gjithashtu thuhet të krijohet një kanal, i cili do të jetë direkt me Qeverinë e Kosovës. Për ne këto janë shumë shqetësuese dhe kryeministri Kurti duhet të vijë në Kuvend dhe të na shpjegojë nenin 7 se çfarë do të thotë vetmenaxhim dhe çfarë do të thotë të krijohet një kanal që të bashkëpunoj ose raportoj direkt Qeverisë së Kosovës… Jemi ende kundër për arsyeje se kemi prit që të ketë një njohje përfundimtare dhe jo një njohje bazë”, thotë Krasniqi.

Ajo shtoi se Kurti dialogun me Serbinë e kishte si pikë të shtatë dhe tani atë e ka vendosur si të parën.

“Gjithashtu lidhur me këtë plan janë shkelur të gjitha parimet për të cilat kryeministri Kurti ka ardhë në proces. Është shqetësuese se kryeministri e ka barazuar të pagjeturit me agresorin. Pjesën e dialogut e ka pas si pikë të shtatë të planit të qeverisjes së tij, ndërsa tani e ka si pikë të parë, ku pothuajse i ka harruar të gjitha shqetësimet dhe dikasteret të tjera që të kemi stagnim, si në shëndetësi, politikë të jashtme, ekonomi e shumë të tjera”, thotë mes tjerash Krasniqi.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, me ndermejtësimin e BE-së, do të takohën më 18 mars në Ohër. Para takimit e emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të institucioneve dhe liderët e subjekteve politike opozitare. Këta të fundit, i ka informuar për planin e BE-së për dialogun.

Ai ka qëndruar në vizitë dy ditore edhe në Beograd, ku ka thënë se nuk ka marrëveshja pa themelimin e Asociacionit. Ai theksoi se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan të paktën gojarisht, flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Ndëra, sot në Beograd qëndron edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar gojarisht propozimin evropian, që Bashkimi Evropian e ka quajtur një marrëveshje bazë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

A do të rimbursohen qytetarët për faturat e energjisë pas vendimit të Apelit?

ZRrE: S’do të ketë furnizim me energji për bizneset që nuk kanë siguruar kontratë në tregun e lirë

Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF të Malishevës

Arrestohet Hazir Hoxha pas denoncimit nga deputetja Pacolli

Arrestohet Hazir Hoxha pas denoncimit nga deputetja Pacolli

Gjyqtarët Nuza e Bejtullahu delegohen nga UEFA

Gjyqtarët Nuza e Bejtullahu delegohen nga UEFA

Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

15 vende përkrahin iniciativën franceze për armëpushim në Gaza dhe njohjen e shtetit të Palestinës

15 vende përkrahin iniciativën franceze për armëpushim në Gaza dhe njohjen e shtetit të Palestinës

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Leverkuseni me fjalë të mëdha për Xhakën

A do të rimbursohen qytetarët për faturat e energjisë pas vendimit të Apelit?

ZRrE: S’do të ketë furnizim me energji për bizneset që nuk kanë siguruar kontratë në tregun e lirë

Agjencia e OKB-së: Banorët e Gazës po bien pa ndjenja për shkak të urisë së skajshme

Shtatë vdekje të reja nga uria në Gaza, ndërsa bllokada izraelite vazhdon

Rusia shpall gjendje emergjente në disa rajone për shkak të rrezikut nga cunami

Rusia shpall gjendje emergjente në disa rajone për shkak të rrezikut nga cunami

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X