TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Opozita nuk do ta votojë buxhetin, pushteti tregon nëse i ka votat për miratim

by TËVË 1
10 muaj ago
0
A A
Bislimi për Tëvë1: Një shtet i BE-së refuzon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë

Projektligji për buxhetin e vitit 2025 pritet të shqyrtohet në parim të hënën (nesër) në seancën e Kuvendit të Kosovës. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se mazhoranca në Kuvend i ka votat e mjaftueshme për miratimin e buxhetit në lexim të parë. Në anën tjetër, partitë opozitare shprehen kundër këtij buxheti, pasi që sipas tyre nuk është zhvillimor dhe nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se i kanë votat e mjaftueshme për të miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2025.

“Më të 11-in do të mbahet seanca e Kuvendit dhe po ashtu ne i kemi numrat për ta kaluar Projektligjin për buxhet”, ka thënë shkurt Muja.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se projektsoni buxhetor i pritur për realizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Për këtë ai thekson se si Grup Parlamentar nuk do ta votojnë.

“Do të marrim pjesë në seancë, sepse do të insistojmë të diskutojmë çështjen e buxhetit dhe të ngrisim shqetësimet dhe mangësitë e buxhetit që ka. Sigurisht që duhet të diskutohet edhe rendi dhe rregulli e kërkon që ne të debatojmë çështjen e buxhetit…Kështu siç është buxheti nuk i plotëson as kriteret minimale që të jetë një buxhet me perspektivë zhvillimore dhe një buxhet i cili do të ndryshonte gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale të vendit…Nuk do të votojmë”, thotë Shala.

Edhe nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj thotë me projektbuxhetin 2025 – nuk ka ndarje të drejtë buxhetore pasi që sipas saj nuk janë marrë parasysh kërkesat e komunave, veçanërisht nga ato që udhëhiqen nga AAK dhe parti tjera opozitare.

“Në seancë do të marrim pjesë, por nuk do të votojmë, sepse me procedura të përshpejtuara është sjellë ndoshta me afat kohor, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh kërkesat e opozitës, ndërsa janë dëmtuar gjitha komunat e Aleancës dhe të gjitha partive opozitare. Nuk po shpërndahet buxheti në mënyrë proporcionale, kanë ngel gjitha investimet kapitale, nuk e ka asnjë performancë të mirë kjo qeveri. Do të marrim pjesë gjatë shqyrtimit, do të diskutojmë për buxhetin, por në votim nuk do të marrim pjesë”, thotë Kadrijaj për KP.

“Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, 61 vota, kështu që është përgjegjësi e qeverisë kjo, qeveria është sjellë me arrogancën e numrave. Dhe është obligim i qeverisë që të sigurojë 61 vota, sigurisht se ndoshta i kanë dhe do të kalojnë”, shton Kadrijaj.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Ndërsa, 916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

Tags: Kuvendi i KosovesOpozitapushteti
ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK: Zona operacionale shpallet “Zonë e ndaluar për fluturime” nga KFOR-i

KEK: Zona operacionale shpallet “Zonë e ndaluar për fluturime” nga KFOR-i

Von Der Leyen: Rusia “e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit”

Von Der Leyen: Rusia “e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Galatasaray përzgjedh futbollistët e ri nga kampi në Prishtinë, grupi i parë niset drejt Stambollit

Galatasaray përzgjedh futbollistët e ri nga kampi në Prishtinë, grupi i parë niset drejt Stambollit

Interi merr lajme të mira para ndeshjes ndaj Sassuolos

Interi merr lajme të mira para ndeshjes ndaj Sassuolos

Mbi 90 përqind e ‘San Siros’ do të shembet

Mbi 90 përqind e ‘San Siros’ do të shembet

Noah Lyles bëhet kampion bote në 200 metra për herë të katërt radhazi, barazon rekordin e Usain Boltit

Noah Lyles bëhet kampion bote në 200 metra për herë të katërt radhazi, barazon rekordin e Usain Boltit

“Botërori i klubeve i ka ndihmuar lojtarët të integrohen”

“Botërori i klubeve i ka ndihmuar lojtarët të integrohen”

Mediat italiane fajësojnë gjyqtarin për humbjen e Napolit nga Man City

Mediat italiane fajësojnë gjyqtarin për humbjen e Napolit nga Man City

Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra

Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën