TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Opozita njëzëri me partinë në pushtet, çështja e dinarit nuk duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Partia në pushtet ka thënë se nuk duhet të bëhet çështje diskutimi në dialog, vendimi për dinarin, poashtu mendojnë edhe partitë opozitare. Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë për t’i propozuar Kosovës një draft për themelimin e Asociacionit. Konjufca ka përshëndetur edhe thirrjen e Parlamentit Evropian për largimin e masave ndaj Kosovës.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
Analistët presin dinamikë të dialogut pas zgjedhjes së presidentit të ri serb

Janë bërë 1 vit nga arritja e një marrëveshje të pa nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ndonëse vendimi për targat dhe ajo e energjisë kanë gjetur zbatim, themelimi i Asociacionit ende ka mbetur pa u zgjidhur.

E për këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk i takon të propozojë një draft Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

“ I vetmi obligim që e ka Kosova është, marrëveshja e vitit 2013, por unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk e ka kompetencë me i propozua Asociacion Kosovës. Është gabim me mendu që Bashkimi Evropian, është kompetencë e Bashkimit Evropian, neve veç me na u caktu, e kompetencë e jona vec me dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta z.Hovenier e ka pas fjalën që Kosova me propozua një draft të Asociacionit, kjo është temë tjetër”, tha Konjufca.

Nga ana tjetër, partitë opozitare njëzëri mendojnë se çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet në nivelin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“ Absolutisht jo, kjo është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Republikës së Kosovës, çështje të tilla me ngrit në nivel politik të diskutimeve. Ky është një ujë i cili shkon vetëm në mulli të Serbisë, kjo është një favor që ia bënë Serbisë. Kjo ka qenë një çështje e jona e brendshme, e cila do duhej me u rregullu në koordinim me SHBA-të”, është shprehur Abelard Tahiri

Nga AAK-ja thonë se valutë e vetme në Kosovë dhe legale është euroja.

“ Duhet të ketë diskutim të brendshëm, në Kosovë, dhe assesi nuk duhet që tema e dinarit tani të kalon temë në Bruksel. E vetmja valutë në Kosovë është euro dhe si e tillë duhet të jetë, dinari nuk duhet të diskutohet në Bruksel në asnjë moment”, ka thënë Besnik Tahiri.

Ndërsa për dinarin ka folur edhe kryeparlamentari.

Ai tha se legaliteti i vendimit për dinarin nuk po kontestohet nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Sipas Konjufc=s, kjo është një e drejtë e Kosovës e që duhet të gjendet një modalitet më i mirë se si të zbatohet që të përfitojnë të gjithë, përfshirë komunitetin serb.

Konjufca foli edhe për thirrjen e Parlamentit Evropian ndaj BE-së, për largimin e masave ndaj Kosovës duke e quajtur të pakuptimtë mos heqjen e masave pas rastit terrorist në Banjskë.

“ Sidomos pas 24-shtatorit , gjëja më absurde që ka ndodhur nga bashkësia ndërkombëtare është që Kosovës me iu vazhdua masat, që Kosovës mos t’i hiqen masat, ku në të njëjtën kohë Serbia, i cili është vend drejtpërdrejtë sponzorisues i këtij grupi terrorist dhe në formë të aktit të agresionit e ka sulmu Kosovën më 24 shtator” , tha ai.

Masat ndaj Kosovës u vendosen nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar, kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovën morën pozitat pa pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E shtuna mot me diell deri në 31°C

E shtuna mot me diell deri në 31°C

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

E shtuna mot me diell deri në 31°C

E shtuna mot me diell deri në 31°C

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X