TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Opozita kundër marrëveshjes franko-gjermane, vlerëson se e çon vendin në ‘status quo’

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Nis takimi Kurti-Vuçiq

Foto: Reuters

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike vlerësojnë se Plani Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është në favor të Kosovës, pasi s’e ka njohjen reciproke në qendër, por formimin e Asociacionit.

Deputetë të PDK-së dhe LDK-së thanë se është shqetësues fakti që kjo marrëveshje nuk ka njohje përfundimtare dhe kjo do të thotë vazhdim i “status quos”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë së mënyra e udhëheqjes së dialogut nga kryeministri Albin Kurti i ka degraduar bisedimet me Serbinë në një nivel më të ultë.

Ai tha pse në të kaluarën njohja reciproke ka qenë në tavolinë, ndërsa tani është vetëm Asociacioni.

“Unë mendoj se forma siç i ka udhëhequr kjo Qeveri, apo ky kryeministër, bisedimet me Serbinë vetëm e ka ulur nivelin e bisedimeve dhe i ka degraduar bisedimet në raport me Serbinë”.

“Në të kaluarën ka qenë në qendër njohja reciproke mes dy shteteve, në këtë rast mes Republikës Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Tani nuk e kemi njohjen, por fatkeqësisht është një Asociacion në qendër. Pika 10 po më duket, e obligon Qeverinë e Kosovës që t’i pranojë të gjitha marrëveshjet e kaluara”, është shprehur Beqa.

Ai tha se Kurti nuk ka qenë i autorizuar që ta largojë njohjen reciproke nga kjo marrëveshje, dhe sipas tij kjo marrëveshje na dërgon në një “status quo” që nuk do të jetë në favor të qytetarëve të Kosovës.

“Si shtet kemi obligim t’i zbatojmë marrëveshjet të cilat nënshkruhen, por marrëveshjet duhet të jenë në harmonizim me Kushtetutën. Duhet që t’i ruajmë raportet edhe me aleatët, i kemi parë edhe deklarimet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës por edhe të Bashkimit Evropian që nuk po kërkohet nga Qeveria e Kosovës marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Në të njëjtën kohë mendoj që kryeministri nuk ka qenë i autorizuar ta heqë nga tema njohjen reciproke dhe mendoj që kjo marrëveshje na fut në një status quo, që nuk shkon në favor të qytetarëve të Kosovës duke pasur parasysh numrin e lartë të migrimit që e kemi”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe për partinë e saj ka qenë shqetësuese fakti që kjo marrëveshje nuk ka njohje përfundimtare.

Krasniqi tha se problem tjetër në këtë marrëveshje është edhe neni 7 dhe mos-përfshirja e të pagjeturve në këtë marrëveshje.

“Dakordimi mes palëve, domethënë mes kryeministrit dhe presidentit Vuçiq, gjithashtu edhe palëve ndërkombëtare, për neve ka ngritë shqetësimet tona, sepse ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kemi pritur që ky plan të ketë njohje përfundimtare, jo një njohje bazë siç është parë në këtë plan”.

“Gjithashtu ka qenë shqetësues neni 7 për arsye se po i jepet më shumë autonomi shtetit serb. Shqetësuese është po ashtu që tejkalimi i së kaluarës, ku kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet me disa parime duke thënë se nuk do të ketë dialog pa u gjetë i pagjeturi i fundit, ndërsa në këtë marrëveshje shihet një barazim mes viktimave dhe agresorit serb që është shqetësuese për të gjithë qytetarët e vendit. Siç duket tash e dy vjet ai i ka shkelë të gjitha parimet prej që ka ardhur në pushtet”, tha ajo për EO.

Ajo, si edhe Beqa, tha se marrëveshje e dërgon Kosovën në një status quo ku nuk do të ketë përfundim të dialogut, vetëm zvarritje.

“Marrëveshja na çon në një status quo dhe që nuk pritet asgjë tjetër përveç asaj. Ne kemi pritur që të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, jo të ketë tejzgjatje ky proces. Gjithashtu e kemi parë që në këtë marrëveshje është pranimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat kanë qenë në të kaluarën në vitin 2013 dhe 2015 ku kryeministri i tanishëm kur ka qenë në opozitë ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve, ka pasur protesta të dhunshme, ka pas humbje të jetëve të njerëzve dhe tash po lypë modalitet që të kalojnë këto marrëveshje”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

10 muaj protesta në Serbi – Nesho paralajmëron skenarë destabilizimi në Kosovë

Auditori gjen shkelje në ndërtimin e objektit të Ortopedisë

Auditori gjen shkelje në ndërtimin e objektit të Ortopedisë

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

Pse po kundërshtohet objekti i ri i Institutit Special në Shtime?

Pse po kundërshtohet objekti i ri i Institutit Special në Shtime?

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

10 muaj protesta në Serbi – Nesho paralajmëron skenarë destabilizimi në Kosovë

Auditori gjen shkelje në ndërtimin e objektit të Ortopedisë

Auditori gjen shkelje në ndërtimin e objektit të Ortopedisë

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

Protestat kundër Speciales – Çfarë efekti mund të kenë?

Pse po kundërshtohet objekti i ri i Institutit Special në Shtime?

Pse po kundërshtohet objekti i ri i Institutit Special në Shtime?

Vrasje me armë zjarri në Podujevë, një person humb jetën

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani: Kosova e ka vendin në Interpol, Policia është shtyllë e sovranitetit

Alan Herndon, qendra e re e Pejës

Alan Herndon, qendra e re e Pejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X