TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita kritikon qeverinë: Do të mbahet mend për krijimin e krizave dhe si e paaftë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
A duhet ta shmangni mëngjesin nëse sheqeri në gjak është i lartë?

Partitë opozitare në Kosovë e quajnë të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ekzekutivi ka dështuar plotësisht gjatë vitit 2022, duke mos ofruar zgjidhje për qytetarët në krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe duke prodhuar kriza të reja. Në anën tjetër, në ekzekutiv thonë se viti 2022 ka qenë vit i arritjeve, por edhe sfidave.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Rashit Qalaj thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë vitit 2022.

“Jemi ballafaquar me probleme të shumta që kanë të bëjnë me krizën e madhe që ka kapluar vendin tonë dhe e cila ka prekur gjitha shtresat. Kemi pasur probleme dhe po kemi probleme me energjinë, me çmimet që po ngritën pafundësisht. Kemi pasur një degradim të situatës ekonomike të popullatës. Sot qytetarët e Kosovës janë shumë më të varfër sesa kanë qenë para 1 viti. Po i përmendi këto se kemi një qeveri që nuk ka bërë asnjë reagim, ndërhyrje që këto sado pak të zbuten. Mendoj se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë këtij 1 viti. As në ëndërr nuk kisha mundur të parashoh një qeveri kaq të dobët dhe jo kompetente në raport me mandatin që janë duke ushtruar”, thotë ai.

Kritika më të ashpra ndaj punës së Qeverisë së Kosovës adreson deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Nuk ka pasur ndonjë vendim që ka shkuar në favor të qytetarëve, qoftë zhvillimit ekonomik, qoftë krizës energjetike, apo krizën në veri që janë thelbësore për një shtet. Kjo qeveri do të mbahet mend për këtë vit vetëm për qëndrime at-hoc dhe për krijimin e krizave. Edhe ato kriza që i ka krijuar nuk i ka zgjidh në mënyrën e duhur. Po e marrim krizën energjetike, s’ka pasur ndonjë përmirësim apo alternativë. Përmbi gjashtë herë Kuvendi ka shpall krizë emergjente dhe këtë drejtim çështja ka mbetur aty ku ka qenë. Po ashtu sa i përket zhvillimit ekonomik kemi ngadalësim, s’ka investime të huaja, s’ka punësim edhe pse këta e proklamojnë kah 40 mijë të punësuar që është një mashtrim i Qeverisë Kurti. Nëse e shikojmë si tërësi edhe ekonomia familjare ka rënë tepër, ndërmarrjet e mesme nuk janë zhvilluar, mos të flasim për ndërmarrje të mëdha që po thuajse janë para kolapsit…Mund të them si opozitë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendoj se jemi larg asaj që ka premtuar zotëri Kurti, po del se të gjitha kanë qenë mashtrim”, thekson Lekaj.

Ndërkaq, analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 është ballafaquar me sfida më shumë si pasojë e ndikimit të luftës në Ukrainë.

“Janë disa sfida që jemi ballafaquar si Kosovë gjatë këtij viti. Sfida e parë kishte të bënte me luftën e paprovokuar në Ukrainë dhe ndikimin që pati direkt në rritjen e inflacionit dhe pastaj në rritjen e çmimeve dhe të jetesës edhe të qytetarëve të Kosovës. Qeveria u mundua që përmes pakove të ringjalljeve ekonomike të ndihmojë, sidomos shtresën sociale. Kjo ishte një sfidë që mori energjinë e saj. Pastaj edhe sfida e dialogut dhe raporteve të pazgjidhura ende me Serbinë e kanë bërë Qeverinë e Kosovës më të koncentruar në këtë dimension. Ka pasur fusha ku nuk kemi pasur progres të theksuar, sidomos në sektorin e shëndetësisë, kishim probleme të theksuara gjatë tërë vitit”, deklaron Raci.

Në anën tjetër, të kundërtën e thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vitin 2022 e quan të suksesshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur që do të kemi një rritje ekonomike prej 4 % të Bruto Produktit Vendor, pasi të hiqet inflacioni. Vjet e kemi pasur 10.7 % të Bruto Produktit Vendor dhe janë rritur eksportet për 22 % sivjet, janë rritur të hyrat doganore për mbi 11 %, janë rritur të hyrat tatimore për gati 22 % dhe janë rritur investimet të huaj direkte për 47 përqind. Gjithashtu kemi pasur në prill pakon e ringjalljes ekonomike prej 100 të cilës ia kemi bashkangjitur në shtator pakon e përballje me inflacion 150 milionë euro dhe unë besoj që kjo e dyta ka ndikuar edhe në kursim të energjisë elektrike prej 15 % për amvisëri për muajin nëntor të këtij viti, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Rezervat shtetërore për 15 herë dhe 5 mijë gra janë punësuar me masën 1.3, me që rast janë punësuar gjithsej persona me aftësi të kufizuar 239, 119 burra dhe 120 gra sepse ky vit ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara. Ajo çfarë duhet të përmendet është që tashmë do të kemi një projektligj të ri dhe ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë ligj, është ligjin për pagat dhe ndonëse kemi pritur më gjatë, po e rregullojmë barazinë e brendshme, ku paga më e lartë e presidentes do të jetë vetëm 1.5 herë më e lartë se sa e mjekut specialist, do të jetë vetëm 3.12 herë se sa e ushtarit të thjeshtë dhe do të ketë një nivel të përafërt midis pagës së profesorit të rregullt, prokurorit apo gjyqtarit dhe mjekut specialist në anën tjetër”, tha Kurti në intervistën e dhënë për fundivit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën