TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Opozita kritikon qeverinë: Asnjë progres gjatë vitit 2023

nga TËVË 1
31 Dhjetor, 2023
0
A A
​Krasniqi: Jemi të gatshëm të diskutojmë për krijimin e këshillit nacional të serbëve

Tri partitë opozitare në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK e quajnë të dështuar Qeverinë e Kosovës.

Sipas tyre, ekzekutivi gjatë vitit 2023 ka stagnuar në të gjitha nivelet, pasi s’ka pasur asnjë projekt zhvillimor në ekonomi, shëndetësi e arsim, ndërkaq, siç thonë opozitarët Kurti ka lënduar marrëdhëniet edhe me aleatët ndërkombëtarë, pasi vendi është ende nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Por të kundërtën e thonë nga ekzekutivi, të cilët konsiderojnë se kanë përmbushur të gjitha prioritetet gjatë vitit 2023.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë pozitive gjatë këtij viti. Sipas tij, e njëjta më shumë është fokusuar në tema që kanë pasur qëllim dëmtimin e institucioneve të Kosovës dhe se ka krijuar probleme artificiale në veri për të shmangur problemet reale në Kosovë.

“Me thënë të drejtën e kam shumë të vështirë të gjej një gjë pozitive që e ka bërë kjo qeveri gjatë këtij viti. Meqenëse tërë kohën është fokusuar në tema që kanë pasur qëllim dëmtimin e institucioneve të Kosovës, duke përfshirë ato të sigurisë dhe gjithë të tjerat. Ligjet që kanë ardhur nga qeveria kanë qenë ligje tendencioze dhe që kanë pasur për qëllim të adresojnë vetëm avancimin e njerëzve që janë pjesë e LVV-së. S’ka pasur progres në asnjë fushë. Janë krijuar artificialisht probleme të ndryshme që me tërheq vëmendjen nga problemet reale që janë në Kosovë. Kemi pa një tensionim të skajshëm në veri, ndërsa është bërë përpjekje nga qeveria që të ikë nga çështjet sociale, çështjet e krizës ekonomike, inflacionit dhe problemeve elementare që kanë hasur populli i Kosovës”, thotë ai.

Kritik është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili thotë se Qeveria Kurti në shumë segmente ka dështuar dhe se vendi është afër një bumi social.

Haziri përmend si të vetmen gjë pozitive reagimin e Policisë së Kosovës ndaj sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë.

“Kjo qeveri po punon në një format të programit qeverisës që ka punuar në koalicion me LDK-në, në kabinetin e qeverisë Kurti I. Por në operacionalizim, zbatim të politikave të brendshme në çdo sektor nëse shohim nga afër nuk ka progres. Në disa segmente kemi regres në disa segmente kemi probleme serioze. Jemi para një bumi social dhe në një situatë kur situatat janë heshtë dhe kur kërkesat e sindikalistëve dhe organizatave që përfaqësojnë interesin e shërbyesve civilë publikë janë të përditshme, por përgjigje nuk kemi”, thekson Haziri.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë për KP, se qeveria përmes propagandës vetëm po mashtron qytetarët, pasi s’ka asnjë rezultat konkret në asnjë sektor në vend.

“Është rimë mashtruese. Meqenëse që nuk ka punë, atëherë duhet me rrejt me mashtru dhe me shpikë. E tëra është propagandë me mashtru. Në vend që me iu dhënë njerëzve paga ose pensione që iu takojnë të rregullta, ai i ndan një herë në vit, një social dhe me atë i mashtron. Kjo është qeveria, nëse i merr pensionistët ata meritojnë pensione të dinjitetshme, nuk i rritë pensionet por iu jep 100 euro ose rasti i fëmijëve njëjtë”, deklaron Haradinaj.

Po ashtu edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se qeveria Kurti ka stagnuar në të gjitha nivelet, krahas premtimeve të mëdha edhe entuziazmit që ka pasur kur ka ardhur në pushtet.

“Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime shumë të mëdha, me entuziazëm shumë të madh, me një idealizëm për përmirësimin e shpejtë të të gjitha problemeve në Kosovë. Mirëpo këtë vit nuk ka qenë në përputhje me këto pritshmëri, pasi ka pasur stagnime në po thuajse në të gjitha nivelet. S’ka pasur ndonjë zhvillim ekonomik, as në shëndetësi, as në arsim dhe në politikën e jashtme. Në përgjithësi nuk mund të thuhet se është një bilanc pozitiv, duke marrë parasysh se i ka duart të lira në raport me Kuvendin dhe presidencën”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, tha se synimi i të gjitha vendimeve qeveritare ka qenë qytetari dhe fuqizimi i shtetit.

“Për secilin prej tyre, udhërrëfyes e kemi pasur programin qeveritar. Përfitues përfundimtar ka qenë përherë qytetari. Synimi gjithmonë ka qenë zhvillimi i vendit dhe fuqizimi i shtetit. Në fillim të vitit ndamë shtesat për stafin shëndetësor dhe punëtorët e sektorit publik. Kurse në fund të vitit, para dy jave, ndamë shtesa për fëmijët nën moshën 16-vjeçare dhe të gjithë pensionmarrësit. Ndërmjet këtyre morëm vendimin për pagesën për 590 specializantë me vetëfinancim, dhe ndamë mjetet për të subvencionuar të gjithë punëdhënësit në sektorin privat të cilët i kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2023 ka mbajtur 62 mbledhje, derisa janë marrë gjithsej 526 vendime, ndërkaq janë miratuar 66 projektligje dhe pesë nisma legjislative.

Tags: OpozitaprogreseQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X