TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita kërkon që Kurti të jetë transparent për dialogun para Kuvendit

Deri tash vetëm një numri i vogël i zyrtarëve mendohet se kanë pasur qasje në draftin e Asociacionit që Bashkimi Evropian ia solli Kurtit para pak ditësh në Prishtinë. Por, kryeministri e ka diskutuar deri më tani përmbajtjen e tij vetëm me deputetët e Vetëvendosjes. Opozita në anën tjetër kërkon që Kurti t’i informoi për zhvillimet e fundit në dialog.

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Opozita kërkon që Kurti të jetë transparent për dialogun para Kuvendit

Në diskutimet e 26 tetorit me liderët evropian, kryeministri Albin Kurti e ka pranuar propozimin për Asociacionin që ia sollën pesë emisarët më 21 tetor.

Deri më tani vetëm ekzekutivi ka pasur qasje në këtë draft, pasi nga Qeveria thonë se është kërkesë e ndërmjetësuesve që ky dokument të mbetet konfidencial.

Por, kryeministri Kurti përmbajtjen e draftit të Asociacionit e ka diskutuar këto ditë me deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani tregon për detajet e takimit që kanë pasur me shefin e tyre.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentare ka qenë prezent edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka shpalosur detaje lidhur me draft statutin por ja që nuk kemi arritur që ta kemi të detajizuar draft-statutin …  është mirë që kemi arritur ta shpiem deri në vet-menaxhim, pra që nuk bije ndesh kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës dhe nuk është një asociacion me kompetenca ekzekutive, pra kjo duhet të jetë e rëndësishmja”, tha Ujkani.

Ndërsa, deputetja e opozitës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se Kurti e ka obligim kushtetues t’i njoftoj të gjithë deputetët për draftin.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës e meritojnë të dijnë se çka është duke ndodhur në Bruksel me dialogun. Duke pasur parasysh që është fol shumë, duke pasur parasysh që është dramatizu shumë, unë mendoj që qytetarëve të Republikës së Kosovës, ua kemi borxh transparencën dhe sqarimet. Por, mbi të gjitha Albin Kurti ia ka borxh Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe është i obliguar me Kushtetutë dhe ligj që të jetë transparent nga Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Musliu.

Për takimet e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri Albin Kurti të premten do të raportoj para Kuvendit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën