TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Opozita e lëshon mbledhjen, dështon Komisioni Hetimor për MPJD-në

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Opozita e lëshon mbledhjen, dështon Komisioni Hetimor për MPJD-në

Mes përplasjeve të deputetëve opozitarë dhe atyre opozitarë, sërish ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së Time Kadrija dhe nënkryetarja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus.

Kadrija kërkoi nga anëtarët që lista e dëshmitarëve nga pozita të jetë në fillim, më pas të përfshihet lista e opozitës dhe në fund të mbesin ministrat.

Porse, deputetët e partisë në pushtet, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli dhe Haxhi Avdyli e kundërshtuan këtë, duke thënë se Kadrija po e shkel rregulloren dhe se kjo e fundit mos të pres kompromis.

“Unë nuk jam duke e shkelur rregulloren, për shkak duke e respektuar vendimin e seancës plenare, në të cilën është përcaktuar koha e hetimit, ju po tentoni ta ndryshoni kohën e hetimit. Një herë po e lus mes pozitës dhe opozitës a po e gjeni një kompromis për një listë të përbashkët, unë e mbyll këtu ju vazhdoni… Ju po insistoni me shkel vendimin e seancës, unë nuk e pranoj”, tha Kadrija.

Sipas Kryeziut, nuk mund të ketë kompromis në Komision Hetimor, për çka potencoi se vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës.

“Nuk mund të kesh kompromis në komision hetimor… Mos të niset në atë që për çdo gjë duhet të ketë kompromis. Jemi në Kuvend dhe këto vota e përcaktojnë krejt procesin se si ec përpara. Edhe në këtë rast nëse duam të ecim përpara, i hedh në votim listat. Janë tri propozime për të cilat ti e ke obligim t’i hedhim në votim”, theksoi Kryeziu, shkruan KP.

Edhe anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se nuk do të ketë kompromis sa i përket kësaj çështje, për çka e akuzoi kryetaren e komisionit për shkelje të rregullores. Ajo kërkoi nga administrata që të thirret drejtori i zyrës ligjore si dhe ai i komisioneve për të treguar procedurat në mënyrë që mos të ketë bllokim.

“Unë po kërkoj, administrata iu lutem na ndihmoni, na e thirrni drejtorin e zyrës ligjore edhe na thirrni edhe drejtorin e komisioneve, le të vijë dhe të na tregon se si janë procedurat kur nuk ka kompromis brenda deputetëve në komision, ose konsensus të arrijmë një zgjidhje, le ta shohim se si të vazhdohet tutje. Kryetarja po donë ta bllokojë punën, duke thënë se nuk mund të vendosë se si të arrijë një kompromis. Nuk ka kompromis… Je duke e shkelur rregulloren Time”, tha Pacolli.

Në rend të ditës në këtë komision ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim dhe prezantimi i raportit të ekspertëve.

Tags: Komisioni Hetimor për MPJD-nëOpozitapdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutash pret përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO: Diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Ulutash pret përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO: Diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

Një zyrtar i BDI-së plagoset në Kumanovë

Një zyrtar i BDI-së plagoset në Kumanovë

Rama: Për herë të parë në Prishtinë, kemi fond 50 mijë euro për situata të jashtëzakonshme

Rama: Për herë të parë në Prishtinë, kemi fond 50 mijë euro për situata të jashtëzakonshme

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Nga sot, furnizim me ujë për 15 mijë banorë në Fushë-Kosovë

Nga sot, furnizim me ujë për 15 mijë banorë në Fushë-Kosovë

Ulutash pret përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO: Diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Ulutash pret përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO: Diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

Yjet rikthehen, atmosfera pozitive te “Dardanët” para sfidës me Slloveninë

Yjet rikthehen, atmosfera pozitive te “Dardanët” para sfidës me Slloveninë

Kryetarja e sapozgjedhur e një bashkie në Gjermani gjendet e plagosur rëndë me thikë

Kryetarja e sapozgjedhur e një bashkie në Gjermani gjendet e plagosur rëndë me thikë

Ditari – 07.10.2025

Ditari – 07.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën