Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në nëntë lokacione në Komunën e Zubin Potokut dhe Zveçanit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.
Sipas burimeve të Tëvë1, një person i komunitetit serb, i njohur me nofkën “Buba”, dyshohet se është arrestuar.
Ai dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar dhe kryerje të veprave të ndryshme kriminale.
Operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan, bastisje në nëntë lokacione