TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Operacion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohen 5 persona në Shqipëri

by teve1
1 vit ago
1
A A
Operacion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohen 5 persona në Shqipëri

Policia Shqiptare së bashku me autoritetet e huaja ligjzbatuese kanë goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Icaro.al’,  janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se janë lokalizuar në Shqipëri dhe janë vendosur në pranga, me qëllim ekstradimin, 5 shtetas shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë të grupit kriminal.

Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, ato të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Tiranë, si dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un, vunë në pranga shtetasit: I. D., 30 vjeç, banues në Elbasan; Sh. P., 44 vjeç, banues në Elbasan; E. D., 40 vjeç, banues në Elbasan; E. Zh., 41 vjeç, banues në Shkodër; G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, G. P. alias A. P., 48 vjeç.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

Në koordinim me partnerët, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

22 vjet nga trazirat e marsit

22 vjet nga trazirat e marsit

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën