TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OKB: Popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50% deri në fund të shekullit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
OKB: Popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50% deri në fund të shekullit

Bosnjë dhe Hercegovina zuri vendin e parë në listën e vendeve me rënien më të madhe të numrit të banorëve në botë, sipas të dhënave të raportit të OKB-së për vitin 2022 “World Population Outlook”.

Bazuar në të dhënat, “Pixsell” krijoi një grafik që tregon se në top 10 vendet janë tri nga ish-Jugosllavia.

Reklamë

Në krye të listës është BeH-ja, e cila humbet më shumë se 1.5 për qind të popullsisë së saj çdo vit. Serbia është e shtata, ndërsa Kroacia në vendin e tetë.

Sipas këtij raporti, Letonia, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Kosova, Armenia, Maqedonia e Veriut dhe Polonia pritet të humbasin nga 40% deri në 50% të popullsisë së tyre deri në fund të shekullit.

“Analiza e gjendjes së popullsisë konfirmoi se Bosnjë dhe Hercegovina është një vend me lindshmërinë më të ulët në botë (1.25), nivele të larta migrimi dhe plakjeje të popullsisë, si dhe pabarazi gjinore të rrënjosura thellë. Deri në vitin 2070, tendenca dhe pabarazi të tilla demografike do të çojnë në një reduktim të popullsisë së përgjithshme me mbi 50%, ndërsa struktura demografike do të anohet drejt një popullsie më të vjetër (me peshën e saj në totalin e popullsisë mbi 40%)”, shpjegoi John Kennedy Mosoti, përfaqësues i Fondit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, pas Projektimit të Popullsisë së Bosnjë e Hercegovinës të realizuar së fundmi për periudhën 2020-2070, raporton “Zëri i Amerikës”, edicioni boshnjak.

Ai theksoi se “sektorët që janë vendimtarë për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, si arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social, do të jenë në rrezik serioz të dështimit, ndërsa tregu i punës do të përballet me mungesë të punëtorëve dhe profesionistëve të kualifikuar”.

“Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjejmë zgjidhje të reja për investime më të mëdha në mirëqenie, ekzistencë dhe mundësi për përparimin e të rinjve në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha përfaqësuesi i UNFPA-s.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz janë larguar nga Bosnjë dhe Hercegovina që nga viti 2013, sipas rezultateve të hulumtimit nga Unioni për Kthim dhe Integrim të Qëndrueshëm të BeH-së.

Ndërkaq, vetëm në vitin 2021 u larguan 170,000 banorë, pothuajse një qytet sa Banjalluka.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Malishevë

FSK më 25 gusht hap konkurs për akademinë ushtarake në ShBA

FSK më 25 gusht hap konkurs për akademinë ushtarake në ShBA

Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova në Merdar                  

Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarës

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Detajet e kontratës së Zhegrovës tek Juventusi

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Malishevë

FSK më 25 gusht hap konkurs për akademinë ushtarake në ShBA

FSK më 25 gusht hap konkurs për akademinë ushtarake në ShBA

Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

Newcastle i kundërpërgjigjet suedezit Isak

Newcastle i kundërpërgjigjet suedezit Isak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X