TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të premten se një numër i madh fëmijësh po vdesin në konfliktin e Sudanit, duke vënë në dukje raportet që tregojnë se shtatë fëmijë vriten ose plagosen çdo orë.

“Siç u frikësuam dhe siç paralajmërohej, situata në Sudan është bërë fatale për një numër të madh fëmijësh”, u tha gazetarëve në Gjenevë, James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Ai tha se agjencia ka marrë raporte nga një partner i besuar – ende i pa verifikuar në mënyrë të pavarur nga OKB-ja- se 190 fëmijë janë vrarë dhe 1.700 janë plagosur vetëm në 11 ditët e para të konfliktit, që ka filluar më 15 prill.

Elder vuri në dukje se ata numra janë mbledhur nga institucionet shëndetësore në Kartum dhe rajonin e Darfurit.

Kjo do të thotë se mbulon vetëm fëmijët që arritën në institucionet e kujdesit shëndetësor në ato zona, tha ai, duke paralajmëruar se “realiteti ka të ngjarë të jetë shumë më i keq”.

Qindra njerëz janë vrarë dhe qindra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre në Sudan që nga fillimi i betejave tri javë më parë midis forcave të shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcave të Reagimit të Shpejtë (RSF) të ish- zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Daglo.

Palët kanë rënë dakord për një varg armëpushimesh të shkurtra, por asnjëra nuk është respektuar plotësisht dhe të premten sulmet ajrore dhe të shtënat me armë vazhduan të tronditin Kartumin për ditën e 21 me radhë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët dënoi gjithashtu situatën e rëndë në Sudan, duke u kërkuar të gjitha vendeve që të përmbahen nga kthimi i shtetasve sudanezë në vend.

“UNHCR u kërkon të gjitha vendeve që t’i japin civilëve që ikin nga Sudani qasje jodiskriminuese në territoret e tyre”, u tha gazetarëve Elizabeth Tan, shefja e mbrojtjes ndërkombëtare brenda kësaj agjencie.

“Kjo vlen për shtetasit sudanezë, shtetasit e huaj, duke përfshirë refugjatët që po strehoheshin nga Sudani, personat pa shtetësi dhe ata që nuk posedojnë pasaporta ose dokumente të tjera identiteti”, tha ajo, shkruan Rel

UNHCR tha se po përgatitet për një largim të 860.000 njerëzve nga Sudani në vendet fqinje, me më shumë se 113.000 njerëz që janë larguar tashmë nga vendi.

Qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur brenda Sudanit.

“Ne u jemi mirënjohës të gjitha vendeve fqinje që i kanë lejuar ata të kërkojnë siguri”, tha Tan.

Duke treguar për paqëndrueshmërinë aktuale në Sudan, ajo tha se agjencia u bëri thirrje vendeve që “të pezullojnë nxjerrjen e vendimeve negative për kërkesat për azil të paraqitura nga shtetas sudanezë ose persona pa shtetësi që banonin zakonisht atje”.

Ajo theksoi se vendimet negative të azilit të dhëna më parë mund të kenë nevojë të rishqyrtohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet izraelite në Siri

Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet izraelite në Siri

Kryetari i bashkisë së Stambollit dënohet me burg për kërcënimin e prokurorit të Stambollit

Kryetari i bashkisë së Stambollit dënohet me burg për kërcënimin e prokurorit të Stambollit

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Spahiu: Vota e munguar për kryeparlamentar sigurohet me marrëveshjen Kurti-Limaj

Spahiu: Vota e munguar për kryeparlamentar sigurohet me marrëveshjen Kurti-Limaj

Izmaku: Po besoj që javën e ardhshme vendi ka me pas institucione

Izmaku: Po besoj që javën e ardhshme vendi ka me pas institucione

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Rama falënderon zjarrfikësit për intervenimin, nuk ka të lënduar nga zjarri në objektin banesor në Prishtinë

Rama falënderon zjarrfikësit për intervenimin, nuk ka të lënduar nga zjarri në objektin banesor në Prishtinë

Tërmet në Kosovë, epiqendra afër Vitisë

Tërmet në Kosovë, epiqendra afër Vitisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X