TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB: Më shumë se 400 mijë fëmijë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në Liban

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
OKB: Më shumë se 400 mijë fëmijë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në Liban

Më shumë se 400.000 fëmijë në Liban janë zhvendosur në tre javët e fundit, tha një zyrtar i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët. Ai paralajmëroi për “gjeneratë të humbur” në shtetin e përfshirë nga shumë kriza dhe tani po përballet edhe me luftë.

Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – përfshirë edhe duke nisur një ofensivë tokësore, pasi për një vit ka këmbyer zjarr në kufi, në kohën kur paralelisht po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Luftimet në Liban kanë detyruar 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre, shumica e tyre kanë ikur në Bejrut dhe në pjesë të tjera në veri të shtetit gjatë tri javëve të fundit, që kur janë përshkallëzuar luftimet.

Ted Chaiban, zëvendësshefi për veprime humanitare në UNICEF, ka vizituar shkolla që janë shndërruar në strehimore për familjet e zhvendosura.

“Këto tri javë të luftës kanë ndikuar shumë fëmijë”, tha Chaiban për Associated Press.

“Aktualisht, 1.2 milion janë të privuar nga shkollimi. Shkollat e tyre publike ose janë të paqasshme, ose janë dëmtuar nga lufta, ose po përdoren si strehimore. Gjëja e fundit që i duhet këtij shteti është rreziku i një gjenerate të humbur”, shtoi ai

Përderisa shkollat private libaneze ende janë duke operuar, sistemi publik i arsimit është goditur rëndë nga lufta.

Më shumë se 2.300 persona në Liban janë vrarë gjatë sulmeve izraelite, pothuajse 75 për qind e viktimave janë regjistruar në muajin e fundit, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Në tri javët e fundit, më shumë se 100 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur, tha Chaibani./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

​Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmet në Kiev

​Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmet në Kiev

Protesta e PD-së, vendosen barriera metalike në dyert e kryeministrisë

Protesta e PD-së, vendosen barriera metalike në dyert e kryeministrisë

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Lëvizje e papritur, Kumbulla pritet të kaloj te Udinese në Itali

Lëvizje e papritur, Kumbulla pritet të kaloj te Udinese në Itali

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Mirlind Kryeziu pritet të kthehet te Zurichu

Mirlind Kryeziu pritet të kthehet te Zurichu

Lëndohet Granit Xhaka, mungon ndaj West Ham Unitedit

Lëndohet Granit Xhaka, mungon ndaj West Ham Unitedit

Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor në Turqi

Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën