TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj. Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera.

Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë për metër katror.

“Gaza ka më shumë rrënoja sesa Ukraina, dhe për ta pasur këtë më në perspektivë, vija e frontit ukrainas është 600 milje (afërsisht 1.000 kilometra) e gjatë dhe Gaza është 25 milje (40 kilometra)”, tha Mungo Birch, kreu i programit UNMAS. në territoret palestineze.

Por volumi i rrënojave nuk është problemi i vetëm, tha UNMAS-i.

“Këto rrënoja ka të ngjarë të jenë shumë të kontaminuar me UXO (minicione të pashpërthyera), por pastrimi i tyre do të komplikohet edhe më tej nga rreziqe të tjera në rrënoja”, u tha Birch gazetarëve në Gjenevë.

“Vlerësohet se ka mbi 800.000 ton asbest, për shembull, vetëm në rrënojat e Gazës”, shtoi ai.

Asbesti është një mineral që shkakton kancer e që përdoret në ndërtim. Për trajtimin e këtij materiali kërkohen masa paraprake të veçanta.

Në përgjithësi vlerësohet se 10 deri në 15 për qind e municioneve të gjuajtura nuk shpërthejnë dhe për këtë arsye përfaqësojnë një rrezik të madh për popullsinë civile.

Birch tha se shpresonte që UNMAS-i, që punon për të zbutur kërcënimet e paraqitura nga të gjitha llojet e mjeteve shpërthyese, do të bëhet organi koordinues për veprimin ndaj minave në Gazë.

Kjo agjenci ka siguruar pesë milionë dollarë fonde, por i duhen edhe 40 milionë dollarë të tjera për të vazhduar punën e saj në Gazë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Megjithatë, “sektori në tërësi do të ketë nevojë për qindra miliona dollarë amerikanë gjatë shumë viteve në mënyrë që ta bëjë Gazën përsëri të sigurt për popullsinë”, shtoi Birch.

Një takim i aktorëve kryesorë në këto operacione të ardhshme u mbajt dy javë më parë në Aman, nën udhëheqjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti danez: Nëse SHBA-ja pushton Grenlandën, do të ketë luftë

Deputeti danez: Nëse SHBA-ja pushton Grenlandën, do të ketë luftë

Macron: Evropa duhet të refuzojë “ligjin e më të fortit” në marrëdhëniet ekonomike globale

Macron: Evropa duhet të refuzojë “ligjin e më të fortit” në marrëdhëniet ekonomike globale

Zyrtarët iranianë premtojnë ndëshkime të ashpra për protestuesit e arrestuar në protesta

Zyrtarët iranianë premtojnë ndëshkime të ashpra për protestuesit e arrestuar në protesta

Erion Veliaj bën kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Erion Veliaj bën kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën